Faqja e Pare | Rajoni | Medium Gallup: Partitë antieuropiane ne Serbi me epërsi para atyre proeuropiane

Medium Gallup: Partitë antieuropiane ne Serbi me epërsi para atyre proeuropiane

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Partitë antieuropiane në Serbi pritet qe të kenë më shumë vende në parlament se sa ato proeuropiane, tregon hulumtimi i fundit i Medium Gallup dhe gazetës “Blic”

Në Serbi, egziston shpresa para zgjedhjeve parlamentare që duhet të mbahen më 11 maj, se Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocijim, të cilën Serbia e nëshkroi me BE, do ta forcojë bllokun proeuropian të udhëhequr nga presidenti Boris Tadiq
Por, në ndërkohë hulumtimi tregi se forcat antieuropiane të udhëhequra nga ultranacionalisti Tomislav Nikoliq dhe Partia Radikale e tij, Partia Socialiste e Serbisë dhe Partia Demokratike e Serbisë e premierit në dorëheqje Voislav Koshtunica do të marrin 137 vende në parlamentin me gjithsej 250 vende, nëqoftëse zgjedhjet do të mbaheshin tani.
Blloku proeuropian i Tadiqit do të sigurojë 113 vende.
Kjo përsëri, për here të tretë do ta vendosë partinë e Koshtunicës në pozitë kyçe. Koshtunica do të mundej të formonte qeveri me Radikalët dhe Socialistët dhe ta cimentojë largimin e Serbisë nga BE, ose do të mundej të orvatej që të krijojë koalicion me Partinë Demokratike të Tadiqit, siç bëri victim e kaluar
Vëzhquesit theksojnë se procesi i krijimit të Qeverisë do të jet i gjatë të cilit do ti paraprijnë një periudhë bisedimesh, marreveshjesh dhe kushtëzimesh politike .

Komente (1 vendosur):

B92-aga KRITIKANI ne 05 May, 2008 12:04:39
avatar
POSHT RADIKALT SERB RROFT KOMBI SHQIPETAR

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
5.00