Kosova- teme qendrore e samitit te Ohrit, por pa perfaqesuesin e saj
| Kosova do të jetë në qendër të bisedimeve të Samitit të liderëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore që filloi sot në Ohër, megjithëse ajo nuk është ftuar të marrë pjesë në samit. Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski ka thënë se vendimi për të ftuar Kosovën në samit kërkon konsensusin e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në samit. Ndërkaq liderët kosovarë kanë reaguar ndaj mosftesës duke thënë se "askush nuk mund ta injorojë pavarësinë e Kosovës". |
| Sot në Ohër fillon Samiti i presidentëve të shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, në të cilin nuk është ftuar të merr pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski tha se kjo është bërë ngaqë Kosova ende nuk është njohur nga Maqedonia. Në këtë samit do të marrin pjesë shtatëmbëdhjetë presidentë të vendeve të Evropës Qendrore. Në këtë samit do të marrin pjesë shtatëmbëdhjetë presidentë të vendeve të Evropës Qendrore. Në këtë takim ku marrin pjesë 19 shtete, 16 janë të përfaqësuara me krerët e Shtetit. Në të merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Bamir Topi. Takimi i presidentëve të Evropës Qendrore është i 15 me radhë. Kur ai filloi si iniciativë atëherë shumë nga shtetet që kryesisht i përkisnin bllokut të Lindjes, nuk ishin pjesë e BE-së dhe NATO-s. |
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj