Presidentë të Evropës qëndrore në Ohër
Shtatëmbëdhjetë presidentë të vendeve të Evropës qëndrore do të marrin pjesë në samitin e Ohrit në Maqedoni, i cili do të zhvillohet më 2 dhe 3 maj.
Presidentët e Italisë dhe Rumanisë nuk do të jenë të pranishëm në samitin e 15 me radhë të këtij organizmi.
Temat për diskutim gjatë kësaj mbledhjeje presidenciale do të jenë procesi i zgjerimit të BE-së dhe efektet e saj në ekonomitë e vendeve, si dhe perspektivat e sfidat energjetike të rajonit.
Nga vendet pjesëmarrëse, 10 janë anëtare të BE-së dhe NATO-s, tre janë vende kandidate, kurse të tjerat janë vende aspirante për t'u bërë anëtare të BE-së.
Presidenti Branko Cërvenkovski tha se takimi do të përpiqet që të përdoret për të promovuar vendin dhe interesat e saj, sidomos integrimin në NATO dhe BE si dhe për çështjen e emrit me Greqinë.
Në këtë samit, ndërkohë nuk është ftuar presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Presidenti Cërvenkovski tha se kjo është bërë ngaqë Kosova ende nuk është njohur nga Maqedonia.
"Duke marrë parasysh shtetet pjesëmarrëse, është e qartë se disa prej tyre kanë njohur pavarësinë e Kosovës, disa të tjera ende nuk kanë vendim, kurse ka dhe vende të cilat kanë thënë qartë se nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës. Pra, në këtë moment, konsensusi në këtë organizëm nuk është i mundur. Ndërkohë edhe Maqedonia nuk ka qartësuar qëndrimin e saj për pavarësinë e Kosovës", tha presidenti Cërvenkovski.
Për samitin e Ohrit të presidentëve të vendeve të Evropës qëndrore janë marrë masa të larta sigurie.
Samiti është ngjarja më e madhe politike që zhvillohet ndonjëherë në Maqedoni.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj