Gjykata Kushtetuese e Turqise vendosi te gjykoje ceshtjen per nxjerrjen jashte ligjit e Partise ne pushtet
Gjykata me e larte e Turqise , Gjykata Kushtetuese, vendosi ne favor te kerkeses se Prokurorit te Pergjithshem qe te marre ne shqyrtim nxjerrjen jashte Ligjit te Partise ne Pushtet dhe te ndaloje pjesemarrjen per pese vjet nga politika te 71 politikaneve te larte turq perfshire ketu kryeministrin Taip Erdogan dhe presidentin Abdullah Gyl.
Partia ne pushtet e zotit Erdogan ka nje muaj afat qe te pergatite mbrojtjen.
Partia ne pushtet akuzohet se ka shkelur parimet laike te Republikes se Turqise dhe ka bere perpjekje te fute ne jeten politike te Turqise rregullat e islamizmit.
Partia e zotit Erdogan ka shumicen ne Parlamentin e vendit prej 550 vendesh. Ajo zoteron 330 vende ne parlament.
Ne historine e Turqise ka dy raste kur Partia eshte ndaluar nga Gjykata Kushtetuese per te njejten aresye ne vitin 1998 dhe ne vitin 2001.
Abdurrahman Yalciaya, prokurori i Pergjithshem e kerkoi nxjerrejn jashte Ligjit te Partise qe ka pushtetin ne Turqi ne daten 14 mars.
Partia ne pushtet thote se ka ne plan te kaloje nje draft ligjor ne Parlament qe ta veshtiresoje ndalimin e politikaneve per t'u marre me politike.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj