FT: Në NAT0 një, dy apo tri vende të Ballkanit
Dy ditë para fillimit të Samitit të NAT0-s në Bukuresht ende nuk ka një vendim nëse ftesën për anëtarësim në NAT0 do ta marrin një, dy apo tri vende të Ballkanit Perëndimor, shkruan në numrin e sotëm gazeta britanike "Fajnenshëll tajms". Ftesën shprsojnë ta marrin Kroacia, Maqedonia dhe Shqipëria. Maqedonia, ndërkaq është e mbërthyer në kontestin e komplikuar me Greqinë rreth emrit, ndërsa mossuksesi maqedonas, bashkë me dyshimet prezent sa i përket gatishmërisë së Shqipërisë për anëtarësim, mund të minojë edhe ambiciet e Tiranës, pohon gazeta. Mirëpo SHBA-të do të dëshironin që të tria vendet të marrin ftesën për anëtarësim, në mënyrë që të forcohet stabiliteti rajonal pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por fitohet përshtypja se ftesën e ka siguruar vetëm Kroacia, shkruan FT.
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj