Faqja e Pare | Rajoni | 2500 hektare toke te Kosoves do t'i kalojne Maqedonise

2500 hektare toke te Kosoves do t'i kalojne Maqedonise

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
Qeveria e Kosovës formoi një komision, i cili së bashku me komisionin e autoriteteve të Shkupit do të shënojë vijën kufitare Kosovë-Maqedoni.

 

Puna e komisioneve që do të shënojnë vijën kufitare Kosovë-Maqedoni do të mbikqyret nga ekpertë të NATO-s. Mosdefinimi i vijës kufitare Kosovë-Maqedoni ka bërë që Maqedonia ta shtyjë për një kohë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

 

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia do të ndodhë shumë shpejtë, thonë autoritet në Prishtinë. Kjo për faktin që tashmë qeveria e Kosovës, formoi komisionin për shënimin e vijës kufitare Kosovë-Maqedoni, një problem ky që sipas analistëve ka shtyre për një kohë vedimin e Maqedonisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kryeministri, Hashim Thaqi, nuk bëri të ditur se kur do të fillojnë punën komisionet, mirëpo, tha se gjerat tashmë   ka filluar të levizin “në drejtim të duhur. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga autoritetet e Shkupit është punë e kryer edhe unë besoj, se ata shumë shpejtë do ta bëjnë publik vendimin, ndërsa Prishtina në bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet e NATO-s, do t'i kryejë përgjegjësitë e veta në përputhshmëri të plotë me planin e Marti Ahtisarit.”

 

2.500 ha tokë e Kosovës i kalojnë Maqedonisë

 

Plani i ndërmjetësit, Marti Ahtisari, njeh një marrëveshjen e vitit 2001, ndërmjet Shkupit dhe Beogradit, ky autoritetet e të dy vendeve u dakorduan që 2500 hektarë tokë të Kosovës të kalojnë nën administrimin maqedon. Në këtë marrëveshje nuk ishte përfshirë Prishtina e as UNMIK-u, mirëpo, marrrëveshjen e njohu zyra ligjore e OKB-së. Këtë marrëveshje menjëherë e pati hedhur poshtë parlamenti i Kosovës me anë të një rezolute, mirëpo, tash ndryshimi është se parlamenti i Kosovës, e pranon planin e Marti Ahtisarit dhe ky plan njeh marrëveshjen e kufirit Shkup-Beograd. Autoritetet në Prishtinë asnjëherë nuk e pranojnë hapur se ata janë pajtuar që 2500 hektarë tokë të Kosovës të kalojnë nën administrimin Maqedon, mirëpo, thonë se janë komisionet ato që do ta vlerësojnë gjendjen në terren dhe më pas do të merret vendimi.

Komente (4 vendosur):

bal balija ne 28 March, 2008 01:20:10
avatar
ah MAKEDON bre makedon edhe ju jeni te menqur sikur serbet ,shum ja kan ana juve gjithqka,por qfar hamam 2500 hektar toke bre nanlujtem, kjo rren eshte se milloshi juve ja ka falur me 2001 ,kjo ka qen e pa drejt ,nuk keni tok dhe se njihni pavarsin ,pyhh po naj nin neve shum ,se ju jeni rrenca ju thoshit ne te part e njohim pavarsin e kosoves.TFALA NGA B92 nga ish YU
bal balija ne 29 March, 2008 11:12:21
avatar
ah ***** e makedonve ho se dhe ju jeni nje mut me kta serbet
memi haziri ne 29 March, 2008 02:10:46
avatar
Per mendimin tim nuk kan faj maqedonasit por fajet i kan qeveritaret tan se per nje njohje nga shteti artificial jan ne gjendje te japin 2500 h si kompensim per njohje. turp per qeveritaret tan nese e bejn ket veprim te pafalshem.
bal balija ne 30 March, 2008 02:34:01
avatar
hahhahhaa nese kto ua falin MK 2500h ateher dikur dota shesin dhe krejt kosoven per naj JEEP ose qa di un ,po me dit se kurr MK nuk e njeh nuk ja jap ato 2500h,se kjo pun asht ilegale qa ka bere serbia ne 2001 me MK ;SE serbet ua kan falur maqedonve ket pjes qe skan kurr te drejt te bejn kesht.---------B92

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Mars, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Vlereso artikullin
0