Pozicioni i Maqedonisë lidhur me propozimin e Nimicit do të definohet pas kthimit të Dimitrovit nga SHBA-ja
Presidentit Branko Cërvenkovski, kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski, pasdite në kabinetin e shefit të shtetit e shqyrtuan propozimin e fundit të ndërmjetësuesit Metju Nimic për tejkalimin e dallimeve me Greqinë rreth përdorimit të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.
Pas takimit të kreut shtetëror, asnjë nga pjesëmarrësit nuk dha deklaratë për mediat. Me deklaratë me shkrim u prononcua zëdhënësi i qeverisë Ivica Bocevski.
"Me takimin e sotëm filloi procesi i vlerësimit dhe analizës së zgjidhjes së propozuar të cilën ndërmjetësuesi Metju Nimic e parashtroi në raundin e fundit në Nju-Jork. Duke marrë parasysh rëndësinë e propozimit, e sidomos rëndësinë e çdo detaji nga propozimi i lartpërmendur, do të presim ambasadori Nikola Dimitrov të kthehet nga Nju-Jorku, me qëllim që themelisht t'i brifojë krerët politikë në Republikën e Maqedonisë për vijimin e bisedimeve, si dhe për të gjitha hollësitë nga zgjidhja e propozuar. Procesi i vlerësimit dhe analizës do të vazhdojë edhe në disa ditët në vijim", vlerëson Bocevski.
Nimici në raundin e fundit të mbrëmshëm të negociatave maqedono-greke që u mbajtën në selinë e KB-së në Nju-Jork ofroi propozim të ri të emrit me përcaktim gjeografik.
Ndërmjetësuesi nuk e bëri të ditur propozimin, ndërsa mediat në Greqi, duke iu referuar burimeve diplomatike, sot informojnë se me siguri bëhet fjalë për emrin "Republika e Maqedonisë (Shkup)".
Raportuesit e mediave maqedonase në Nju-Jork duke iu referuar burimeve diplomatike, deklaruan se propozimi i ri i Nimicit parasheh emri që është pranuar, në transkriptimin anglez të shfrytëzohet për komunikim ndërkombëtar, ndërsa ai kushtetues për përdorim të brendshëm. Vendeve që e kanë njohur Republikën e Maqedonisë me emrin kushtetues do t'u sugjerohej, por pa obligime, ta shfrytëzojnë emrin e ri. Mbiemrin maqedonas do të mund ta shfrytëzojnë të dy vendet.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | ||||
| 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 |
| 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
| 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 |
| 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj