Bakojani: Propozimi i Nimicit larg qëllimeve të vendosura nga Greqia
Ministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani sot deklaroi se propozimi i fundit i mediatorit Metju Nimic për kontestin me emrin "është larg qëllimeve të vendosura nga Greqia", njoftoi ANA-MPA.
Bakojani sot pati takim me kryeministrin Kostas Karamanlis dhe me rrethin më të ngushtë të ministrave nga Qeveria greke, në të cilën informoi për bisedimet e djeshme për emrin në KB në Nju-Jork.
Shefja e diplomacisë greke shtoi se negociatat do të vazhdojnë dhe komunikoi se në 48 orët e ardhshme do t'i informojë presidentin grek Karolos Papulas dhe liderët e partive politike për zhvillimin më të ri të ngjarjeve.
E pyetur nga gazetarët nëse është ende në opsion vetoja greke për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Bakonjani u përgjigj: "Pozicioni grek është i qartë dhe nuk ka nevojë këtë ta përsëris. Si do që të jetë do të them edhe një herë: nëse nuk ka zgjidhje të pranueshme për emrin, Greqia nuk mund të dakordohet në marrëdhënie partnere me Shkupin".
Duke u përgjigjur në pyetjen nëse propozimi i djeshëm i Nimicit është i fundit, Bakojani tha se "nuk ka propozime finale në bisedime".
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | ||||
| 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 |
| 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
| 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 |
| 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj