24 ore lajme: Propozim i ri i OKB-së për emrin e Maqedonisë Propozim i ri i OKB-së për emrin e Maqedonisë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 26 March, 2008 04:53:00 OKB-ja ka paraqitur një propozim të ri në grindjen disavjecare ndermjet Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e ish republikës jugosllave. Bëhet fjalë për një kompromis të pranuar nga të dyja palët, u tha në Nju Jork. Hollësi nuk u dhanë. Mediat në Shkup dhe Athinë njoftuan se propozimi për emrin është "Republika e Maqedonisë Shkup". Qeveria greke druhet, se Maqedonia duke mbajtur emrin ngre pretendime territoriale ndaj provincës së Greqisë së Veriut me të njëjtin emër. Athina kërcënon me bllokimin e pranimit të Maqedonisë në Nato, nqs nuk kapërcehen difrencat.