Të dyja palët të gatshme për zgjidhje të pranueshme për emrin
Ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë Antonio Milloshoski dhe Dora Bakojani në takimin e djeshëm në Bruksel, në prani të ndihmës-sekretarit shtetëror amerikan Daniel Frid, sipas mediumeve greke, janë angazhuar për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët për kontestin rreth emrit.
Takimi Milloshoski-Bakojani u mbajt me iniciativë të diplomatëve të lartë amerikanë.
"Maqedonia ka argumente të qarta, pozita të qarta, qëllim të qartë dhe dëshirë që në mënyrë konstruktive të mbetet e përfshirë në procesin negociator. Qëllimi i ynë është integrimi në NATO", deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski pas takimit.
"Në takimin janë paraqitur disa mendime nga pala amerikane. Mendoj se vlen ato të transmetohen në kryeqytetet tona, të njoftohet kreu shtetëror dhe gjithsesi partitë relevante politike", tha Milloshoski.
Ministrja greke e Punëve të Jashtme Dora Bakojani deklaroi se ka pasur bisedime "të dobishme" me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski me qëllim që të përfundojë kontesti 17-vjeçar për emrin e Maqedonisë, deklaroi Frans Pres-i.
"Ky ishte debat i dobishëm dhe shkëmbim i sinqertë i ideve, që e theksuan vullnetin e dy qeverive për të arritur zgjidhje", tha Bakojani, duke lexuar nga deklarata e shkruar pas takimit që u mbajt në rezidencën e ambasadorit amerikan të NATO-s në afërsi të Brukselit. Ajo shtoi se të dy palët e presin takimin me Nimicin më 25 mars në Nju-Jork.
"Nuk nënshkruam asgjë. Nuk ka kurrfarë marrëveshje, apo memorandum", informoi Bakojani pas takimit që zgjati rreth tre orë.
Ajo tha se nuk ësht as optimiste, e as pesimiste se në takimin në Nju-Jork të martën do të gjendet zgjidhje.
"Besoj se mund të gjejmë zgjidhje nëse ekziston vullnet i mirë", theksoi Bakojani.
"Të dy vendet kuptojnë se kjo është një çështje e rëndësishme", tha shefja e diplomacisë greke dhe refuzoi që të prezantojë hollësira për takimin.
"Secili nga ministrat tani kthehet në Qeverinë e tij që të debatojë për ide të ndryshme dhe pastaj të dy negocuesit do të takohen me Nimicin në Nju-Jork", deklaroi Bakojani.
Frans Pres-i citon një përfaqësues anonim amerikan, i cili deklaroi se bisedimet kanë qenë "të mira".



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (11 vendosur):
Bravoo, SUSKESEEEE DHE URIME
ISHALLA UA NDRROJN EMRIN SE E KAM MERZI KET MAQEDONI EMRIN MENDOJ.
republika ilire
Eshte e vertet se Gongja eshte magjupe .
Poketa Rugova Don Lushe Gjergji nje shpijun serbe po mundohen qe ta paraqesin si kinse shqiptare sepse eshte katolike kah veti.Po ajo ishte dhe jetoi ne shutke ne shkup.As qe ka te beje me shqiptarine.Ajo ishte gruaja e papes as qe permendi shqiptaret.
Po seshte interesant per ne,ne kena vetem nje zote ai eshte Allahu nje.keta rrena kryqa papa Gongja Artemije le ti qojne ne serbi te shkau kane vllazni.
Historia nuk ndertohet me rrena e dallavere.Nje grup katolikesh greke serbe bullgare mundohen te na paraqesin si te tyre.Me naj humb kombin besimin ne zote po badihava e kane
UN SJAM nga kosova as makedonia por ti je ma i poshtri ne bot ske kurr far ftyre bre qen
more ste vjen turp nuk din se sa familjar jashari kan vdekur me i vogli beba ka qen tre muaj haram te qoft buka qe e han haram te qoft ata qe luftuan per ty haram te qoft dheu i kosoves
Vendosni komentin tuaj