Koshtunica kritikon Shtetet e Bashkuara për ndihmën ushtarake ndaj Kosovës
Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica kritikoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për të autorizuar dhënien e ndihmës ushtarake shtetit të ri të Kosovës.
Sipas shtypit serb, kryeministri Koshtunica tha se vendimi, sipas tij, "ishte një hap tjetër shumë i gabuar", i ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara. Ai shtoi se vendimi për furnizimin me armë, i bërë i ditur dje në Uashington, mund të çojë në rilindjen e veprimtarive terroriste në Ballkan. Kosova e shpalli pavarësinë muajin e kaluar. Serbia, me mbështetjen e aleates së saj tradicionale, Rusisë, e ka kundërshtuar atë me forcë.
Presidenti Bush tha dje se furnizimi i Kosovës me armë do të ndihmonte për të forcuar sigurinë e Amerikës dhe të paqes në botë. Shtetet e Bashkuara ishin ndër vendet e para perëndimore që njohën pavarësinë e Kosovës.
Pavarësia është njohur nga mbi 30 vende, përfshirë edhe Bullgarinë, që vendosi sot marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Qeveria e Serbisë është përgjigjur duke tërhequr ambasadorët e saj nga vendet që mbështesin Kosovën.
Ndërkaq, Kryeprokurori i ri i Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në Ballkan, Serge Brameretz i bëri thirrje Serbisë të ndihmojë për kapjen e Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mlladiçit, ish udhëheqës të serbëve të Bosnjes të akuzuar për krime lufte. Kryeprokurori Brameretz u takua sot në Hagë me prokurorin e Serbisë për krimet e luftës Vladimir Vukjeviç. Zoti Vukjevic tha se Serbia është e angazhuar për kapjen e tyre dhe e ftoi zotin Brameretz për vizitë në Beograd. Zoti Brameretz e mori detyrën e kryeprokuroti të Hagës në janar. Para-ardhësja e tij e akuzoi Serbinë për mos-bashkëpunim të plotë me Hagën.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (29 vendosur):
qyre qyre pe kritikion hahhahahah
Ani kqyre far fotografije atje permas kishe si pentagoni sa te smut jan shkijet.
Do te jem shum me i lumtur edhe me shum se diten e shpalljes se pavarsise se Kosoves,momentin kur do ti percjell dy djemet e mi ne ushtrine e Republikes se Kosoves(njeri 15 e tjetri 13 vjec).
Lus koreografin e kesa faqe qe komentet e pista dhe replikuese mos ti publikoj ose ne te kunderten do te jem i shtyrur te anti propagandoj ndaj gazetes suaj ne pergjithsi.
injoroni emrat,serbo-malazez,maqedono-grek,
Nuk ja vlen te humbni koh per te till.
Mundohuni te analizoni veprim tuaj dhe rrugen tuaj,drejt se ardhmes ton te perbashket ne trojet tona shekullore,
Paralel me ket te jemi syqel ne mbrojtje te tokes ton ametare,
skoll,pun dhe mirkuptim ne mes veti ku do qe te jeme.
qofshi faqebardhe ne rrugen dhe qellimin tuaj.
Ju pershendes...
Vendosni komentin tuaj