PS: Kutite, thelbi i hetimit
Partia Socialiste ka ngulmuar ne kerkesen e saj kryesore per hapjen e kutive, te cilen deputeti Taulant Balla e quajti themelin kryesor per nderrimin e faqes 20 vjecare te zgjedhjeve te manipuluara.
Deputeti Balla tha se kryeministri Berisha eshte njeriu i fundit qe mund te flase per Kushtetuten duke qene se e ka shkelur ate te pakten 20 here.
“Ne te gjitha rastet Sali Berisha i eshte kundervene Gjykates Kushtetuese dhe asnjehere nuk ka pranuar pergjegjesine ne 20 atentate kushtetues”, tha Balla.
Zoti Balla duke i cilesuar mashtrime manipulative te gjitha deklaratat e kryeministrit per hapjen e kutive, theksoi se kerkesa e socialisteve nuk e cenon ne asnje nen Kushtetuten.
“Hapja e kutive te votimit eshte nje e drejte qe buron jo vetem drepjperdrejte nga Kushtetuta, por edhe nga fuqia e cdo qytetari ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise qe u jep te drejten e pandryshueshme per informim”, vijoi me tej deputeti socialist.
Bojkoti dhe protestat e Partise Socialiste jane te vetmet arme ne dore te opozites tha zoti Balla per t’i rikthyer legjitimitetin e humbur zgjedhjeve dhe Kuvendit te Shqiperise
“Shqiperia rrezikon te destabilizohet, thote Keshilli i Europes. Eshte e vertete, sepse kjo krize politike ne Shqiperi eshte nje krize degraduese per institucionet e vendit dhe problemi qendron ne themelin e kesaj krize. Legjitimiteti i zgjedhjeve eshte nje problem qe duhet zgjidhur per te ndalur kete degradim”, perfundoi deklaraten e tij deputeti Balla.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj