24 ore lajme: PS shpall rezultatin: Edi Rama rikonfirmohet kryetar, 93.3% të votave PS shpall rezultatin: Edi Rama rikonfirmohet kryetar, 93.3% të votave ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 28 September, 2009 07:17:00 Dy ditë pas votimeve të anëtarësisë socialiste, komisioni i zgjedhjeve në këtë parti shpalli rezultatin final, që rikonfirmon Edi Ramën në krye të PS-së. Gjatë një konference për shtyp, kryetari i këtij komisioni, Genc Gjonçaj deklaroi se votat e socialistëve i besuan Edi Ramës drejtimin e partisë edhe për 4 vitet e ardhshme. "Në përfundim të procesit dhe administrimit përfundimtar të zgjedhjeve komisioni vendos të shpallë fitues për kryetar të PS-së, Edi Ramën, me 93.3% të votave"- tha Gjonçaj, duke shtuar se kandidati tjetër në këtë garë, Maqo Lakrori mori 6.7% të votave. Ai ka falënderuar anëtarët e PS në gjithë vendin dhe anëtarët e komisioneve që u përfshinë dhe kontribuan në këtë proces me përgjegjshmëri. Sipas tij, procesi ka qenë krejtësisht transparent dhe në përputhje të plotë me rregullat e zgjedhjeve.