Faqja e Pare | Politika | Lajme nga PS | Rama rikonfirmohet kryetar i PS-së me thuajse 90 % të votave

Rama rikonfirmohet kryetar i PS-së me thuajse 90 % të votave

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

Edi Rama është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Socialiste edhe për katër vitet e ardhshme. Ky ka qenë verdikti i shprehur nga anëtarësia socialiste, e cila ka zgjedhur dje për të dytën herë nëpërmjet parimit "një anëtar një votë" Ramën si kreun e saj. Pavarësisht se nuk bëhet fjalë për një rezultat përfundimtar, të dhënat paraprake operative nga të gjitha rrethet e vendit nxjerrin fitues Ramën kundrejt Lakrorit, me një rezultat dërmues që në mënyrë të përafërt arrin në raportet 90 me 10 për qind.

Socialistët kanë votuar dje sipas parimit "Një anëtar një votë" për kreun e ri që do të drejtojë Partinë Socialiste në katër vitet e ardhshme. Procesi i votimit ka nisur ashtu siç edhe ishte parashikuar, në orën 08:00 të mëngjesit dhe ka vijuar deri në orën 16: 00 në 386 qendra votimi, në të 12 qarqet e vendit.
Vetëm në një qendër votimi, në komunën Shllak të Qarkut të Shkodrës, votimi nuk është zhvilluar për shkak të mostërheqjes në kohë të bazës materiale nga komisioni vendor i zgjedhjeve. Ndërkohë, siç edhe konfirmohet nga korrespondentët në të gjitha qarqet, procesi ka ecur normalisht dhe pa problematika, përveç disa pakënaqësive që kanë shfaqur disa anëtarë socialistë, të cilët nuk e kanë gjetur emrin në lista e votuesve. Megjithatë, siç edhe bëhet e ditur, numri i tyre ka qenë fare i papërfillshëm, çka nuk ka lënë shkas për kontestime të procesit. Dy kandidatët që konkurronin në këto zgjedhje, Lakrori dhe Rama, kanë votuar në Tiranë, ku dhe kanë vendbanimet e tyre. Kështu, Lakrori ka votuar rreth orës 10:00 në qendrën e votimit të hapur në njësinë nr. 9 të Tiranës, ndërsa Rama në njësinë bashkiake numër dy. Mësohet se pjesëmarrja në votim në 386 qendrat e votimit ka qenë tek rreth 70 për qind, ose e thënë me shifra të tjera, të drejtën e tyre të votës e kanë ushtruar rreth 55 mijë socialistë, nga 82 mijë e 177 që gjendeshin në lista. Nuk bëhet fjalë për të dhëna zyrtare, pasi Komisioni i Zgjedhjeve në Parti (KZP) nuk ka preferuar deri dje në mbrëmje që të jap rezultatet paraprake, qoftë për pjesëmarrjen ashtu edhe për vullnetin e shprehur prej socialistëve.


Gjithmonë duke iu referuar të dhënave jozyrtare, deri dje në orët e vona të mbrëmjes kishte përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në pjesën dërmuese të qarqeve, ku dhe kanë dalë rezultatet paraprake. Kështu, mësohet se në kryeqytet rreth 91 për qind e soclaistëve kishin votuar për Ramën dhe vetëm 0.9 për qind për kandidatin tjetër, Maqo Lakrori.

Ndërsa në zonën rurale të Tiranës, ose siç njihet në ndarjen organizative të PS-së, si Tirana fshat, 2112 socialistë kishin votuar për Edi Ramën dhe 254 votues për kandidatin Maqo Lakrori.

Ndërkohë që, një pjesëmarrje e lartë dhe një rezultat i thellë është shënuar në Qarkun e Fierit, ku nga 4059 votues 3877 prej tyre kishin votuar për Ramën dhe vetëm 182 për Lakrorin.

Një rezultat gjithashtu i thellë është shënuar edhe në Qarkun e Durrësit ku votat janë ndarë 2670 me 165 në favor të kreut aktual të PS-së. Gjithashtu, e njëjta situatë është paraqitur edhe në Shkodër, Tepelenë, Sarandë, Vlorë etj.

Komente (1 vendosur):

Urosh Urosh ne 26 September, 2009 02:56:39
avatar
Ilir Meta i kerkon Edit foton qe tja kthej,Nga arsyja-Argumenti qe ai kishte nje dashnor te jeter.
Z.EDI i pergjigjet.-
Une kame lavire me bollek,Po spe dij se cila je ti.Ja kete bagazh me foto.Gjeje foton tende e tjerate mi kthen se kto tjerat me kane votua.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0