Mallakaster, Rama: Nuk ka pushtet qe e prek voten e shqiptareve ne 28 qershor
Mallakastra ka qenë stacioni i radhës së Kryetarit të PS Edi Rama. Rama duke folur para mallakastriotëve u shpreh se kjo zonë më është ndër më të varfrat, më të papunat, e për rrjedhojë është zona më e tradhtuar nga kjo keqqeverisje që tradhtoi gjithë Shqipërinë duke qeverisur për një grusht njerëzish që vërtiten në oborrin kryeministror. Edi Rama nënvizoi se Shqipëria sot vuan pasojat e politikës së vjetër të Sali Berishës, pasi kjo qeveri e dështuar, bën biznes vetëm për familjen dhe për oborrin qeveritar dhe ka varfëruar shqiptarët. Gjatë fjalës së tij në Mallakastër Rama si kreu i Partisë Socialiste nuk premtoi por u angazhua për lëvizjen pa viza brenda zonës shengen të të gjithë shqiptarëve duke nisur nga viti i ardhshëm. Ka 18 vjet nënvizoi Rama që politika e vjetër e premton lëvizjen pa viza, e në ndërkohë Sali Berisha premton përsëri se do heq vizat, po t’i jepni votën, duke fyer inteligjencën e popullit shqiptar.
Vota tha Rama në takimin masiv dhe entuziast në Mallakastër duhet të shkojë vetëm për PS, duke iu bërë thirrje mallakastriotëve të mos çojnë asnjë votë dëm në këto zgjedhje që janë të një rëndësie themelore, që ndajnë të ardhmen me të shkuarën e Shqipërisë
“Vota e çuar jashtë kutisë së Partisë Socialiste, është një votë që ndihmon të vjetrën, është një votë që ndihmon Sali Berishën, është një votë që ndihmon atë grusht njerëzish me të cilët duhet të ndahemi ”
Edi Rama në Mallakastër ka shprehur bindjen në fitoren e PS në 28 qershor, pasi shqiptarët tha ai nuk do lejojnë që të luhet edhe 4 vite të tjera me fatin e fëmijëve të tyre, shqiptarët nuk do lejojnë që të luhet në pazarin politik dhe 4 vjet të tjera me fatin e familjeve të tyre:
Ne do të fitojmë dhe fitorja jonë do të jetë fitorja për Shtetin e të gjithëve, do të jetë fitorja për të gjithë ata që duan të jetojnë me punë të ndershme, që duan të punojnë duke respektuar ligjin, që duan të jetojnë duke i dhënë fëmijëve atë që është e nevojshme për të qenë qytetarë të Bashkimit Europian.
Por, gjatë këtij takimi Rama është fokusuar edhe tek mbrojtja e votës, dhe tek fakti se askush nuk duhet të prekë votën e ndryshimit në 28 qershor: “Shpërndajeni në të gjithë Mallakastrën këtë entuziazëm dhe kurajo dhe thuajini të gjithëve se nuk ka fuqi që e prek votën tonë më 28 qershor. Nuk ka pushtet rrugaçësh dhe as rrugaçë në pushtet që mund ta prekin votën e ndryshimit më 28 qershor. Nuk do të ketë vrimë për t’u fshehur, cilido që do të guxojë të bëjë një lojë sado të vogël me votën e socialistëve më 28 qershor, sepse ne do të fitojmë. Ne do të fitojmë sepse e shkuara nuk mund të bëhet e ardhme dhe e ardhmja nuk mund të mbetet peng në duart e politikës së vjetrër dhe të së shkuarës.”
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (20 vendosur):
Motra dhe Vellezer!
Per te miren tuaj vetiake, te familjeve tuaja, per Shqiperine, bojkotoni farsen zgjedhore te organizuar per te zezen tuaj nga hajdutet ordiner dhe antishqiptaret.
Cili eshte kuptimi i pjesmarjes ne kete farse kur dihet se juve do te bini sa ne njeren ktheter (PD-ja) , ne tjetren ktheter (PS-ja) si deri me sot? Ato kthetra te se njejtes Kuceder po jua * rrjepin lekuren, po ju * shfrytezojne, vjedhin, vrasin femijet tuaj.
Cili eshte kuptimi i pjesmarjes ne farsen e zgjdhjeve ne se kryehajduti dhe kryexhelati do te jete Sali Berisha apo ortaku i tij Edi Rama?
Mos bini pre e propogandes e skemave antishqiptare.
Nderimi i serbit Goran Bregovic nuk ishte iciative vetiake e Edi Rames por e te njejtet bosave qe kontrollojne ate dhe Sali Berishen. Edi Rama vetem se zabtoi urdherin e dhene.
Sali Berisha pranoi se ka mik shtepie nje serb sa gjysma e moshes se tij (Fazllicin), por nuk i tregoi shqiptareve hollesit e njofjes dhe procesin e besimdhenies deri ne ate pike sa miku serb eshte pare te dale nga shtepia e Sali Berishes ne mesin e nates.
Edi Rama dhe Sali Berisha nuk i treguan shqiptareve se kush i urdheroi ata te shkelin Kushtetuten dhe te ndryshojne ligjin e zgjedhjeve.
Edi Rama dhe Sali Berisha nuk i treguan shqiptareve qellimin e urdherit.
Ligji i ri i zgjedhjeve realizuar duke shkelur Kushtetuten, bere me urgjence, brenda nje mbasdite ka si qellim kontrollin me te lehte te Shqiperise nga bosat e Edi Rames dhe Sali Berishes., pavarsisht se kush nga keta “kundershtar” i “fiton” zgjedhjet.
Vendimi eshte marre, marrveshja eshte bere, pazaret kane perfunduar. Ne keto kater vjet PS-ja do te jete ne opozite, ndersa Edi Rama do te vjedhe ne cilesine e Kryetar i Bashikise se Tiranes. Ne keto kater vjet. PD-ja do te jete ne pushtet, e Sali Berisha Kryeminister do te grabise, vrase e do te vazhdoje te fali territore shqiptare grekut e serbit, ndersa Edi Rama do ti miratoje sikurse u be me 225 km/katror qe ju falen se fundi Greqise.
Ne keto kushte Motra e Vellezer, cili eshte kuptimi i pjesmarjes ne votime kur dihet se ditet e zeza jane vulosur per shqiptaret perpara se te realizohet farsa zgjedhore?
Le te bojkotojme farsen zgjedhore Motra dhe Vellezer, ne te kundert nuk do te na mbetet gje tjeter por te bejme veten tone fajtor per mynxyren qe na pret.
Asnje ne votime Motra dhe Vellezer!
Le ti tregojme botes se edhe ne shqiptaret jemi ne gjendje ti rrezistojme dhe luftojme te keqen me te gjitha format.
Asnje ne votime Motra dhe Vellezer!
Ne se nuk perpiqemi vete as Bota dhe as Zoti nuk do te na ndihmoje.
Le te marrim vete ne dore fatin tone, te familjeve tona, te Atdheut tone.
Nen kte tension qe berisha ka krijuar e ka organizuar ne vend me presionet e tij dhe grupimeve ordinere te mitingashve ,policise private , ndaj Administratave , dhe gjith te tjerve ,duke i kercenuar me vendet e punes , blerje me pare te votes ,etj etj forma nga me te ndyrat , qe i ngjajne me shume metodave te nji vendi Afrikan e aspak nji vendi i cili quhet Demokratik e eshte vend ballkanik qe kerkon te hyje ne Europe , thirrja e bere nga kryetari PS-se ne Mallakaster eshte i domosdoshem imediat per tu shmangur nga nji veprim i tille antiligjor.
Eshte per te ardhur vertet keq kur lexon komente si diku aty lart, te cileve i mungon dukshem inteligjenca e koshienca per te kuptuar rendesine e nji zhvillimi korrekt te zgjedhjeve ,per vet Imazhin e Shqiperise ,i cili sot ndodhet aq prane Gremines pikerisht nga injoranca e menyra sesi berisha me ata qe i shkojne pas ,i degjenerojne kto zgjedhje .
Thirrja e Edi Rames dje, duhet te kuptohet nga te gjithe si nji thirrje per moskonfrontim dhe manipulime si ne te kaluaren ,per te treguar vehten para Botes ,se dime te bejme zgjedhje e komportohemi si njerez te qyteteruar ,sepse Demokracia do te thote manipulim dhe mashtrim ,porse rregull e disiplin .
Natyrisht qe asnji nga ata te cilet do mundohen te veprojne ne kundershtim me ligjet ne fuqi , do ket konseguenca ,do perballen me ligjin ashtu si i takon nji shteti ligjor ,i cili kerkon te behet pjes dhe jetoj e qyteteruar si gjith shtetet fqinj dhe Europiane, duke i treguar dhe BE-se se ky popull meriton te jet pjes e tij .
Shqiperia nuk mundet te ndertoj Demokracine dhe te ardhmen e saj me manipulime ,dhune mendore e fizike, me mashtrime ,e Demokraci Mashtrimi hajnish e te ngelet peng i trafikanteve nderkombetar ,te cilet kerkojne ta mbajne Shqiperine ,si gropa e zeze e europes , ku te fshihen pislliqet e njerezimit ,e ndajne paret mafiozet e te gjitha ngjyrimeve .
Shqiperia duhet sot me gjith forcen e saj te reagoj per te lare faqen e zeze ,qe berishistet kto 20-vjet i kan flliqur asaj ,me kto forma anticivilizuse ,dhune mashtrimi e manipulimi , ktu konsiston mendoj un dhe thirrja e kryetarit PS-se , e cila do Fitoj kto zgjedhje sepse kjo eshte vet deshira dhe lutja e ktij populli ,per zhvillim dhe Jete normale si gjithe Bota .
Engjulli eshte Edi Rama (qe mbron Shqiptaret nga djalli)
dhe
Djalli eshte berisha ( qe eshte simboli fatkeqsise Shqiptareve dhe Shqiperise ).
Apo mos vall ne terrorin qe keni shperthyer duke vrare deputete ,si ku i sotmi i PDK-se dhe ai i djeshmi i PS-se .
Por le te presim 28Qershorin ,Gjykatat e Prokuroria mesa duket do ken nji super pune .
nqs nuk je shqiptar ose nuk ndihesh i tille , po te kshilloj nji dicka :
Shko atje ne vendin e fese tate ,me gjet lumturine shpirtrore sepse ktu ne Shqipri ,ajo qe ju enderroni eshte Thjesht nji Iluzion .
Ne Shqiptaret jemi te lidhur me shume me kombin tone Shqiperine ,kte vend qe na lane te paret tane amanet , ta mbrojme nga cdo shtremberim e ta zhvillojme ate qe ky atdhe te lulezoj .
Dhe qe ky Atdhe ,Shqiperia te ndricoj e lulezoj ne krye te saj duhen ata qe kan gjak te vertet shqiptari dhe ndihen brenda ne shpirt te tille ,si eshte dhe Edi Rama , i cili eshte shpresa e vetme e ktij kombi sot ,kur erresira e apatia intelektuale ka mbuluar kte Jete .
Ata qe jan msuar me qen te lumtur ne Finsternis , i tremben Drites .
Eshte e vetmja parti qe nuk eshte krijuar apo ka lidhje me Ramiz Aline, Sigurimin e Shtetit, UDB-ne, EYP…
Eshte e vetmja parti qe eshte krijuar nga patriot te sprovuar qe nuk e shesin idealin kombetar por kane dhene dhe japin jeten per te.
Eshte e vetmja parti qe programi i saj ekonomiko-politik perfaqson interesat e gjithe shqiptareve.
Eshte e vetmja parti me program gjithe kombetar (Ceshtjen kombetare shqiptare).
Eshte e vetmja parti qe ka kundershtuar hapur dhe me force tradhetite e Sali Berishes, Fatos, Nano, Edi Rames…
Eshte e vetmja parti qe partnere kryesore ka Shtetet e Bashkuara te Amerikes, aleaten e shqiptareve ku do qe ata ndodhen.
Eshte e vetmja parti qe me te ardhur ne pushtet do te sekuestroje pasurite e grabitura te shqiptareve nga cilido, kushdoqofte, president, kryeminister…, politikan i vendit apo i huaj.
Eshte e vetmja parti qe me te ardhur ne pushtet do te nxjerre para gjyqit te gjithe ata qe kane grabitur dhe kane kryer krime kundra shqipatereve, kush do qofshin ata, president, kryeminister…, politikane te vendit apo te huaj. Banka e te akuzuarave do te jete ne Tirane, pa asnje perjashtim.
Eshte e vetmja parti qe do te vendose drejtesi.
Eshte e vetmja parti qe nepermjet drejtesise dhe politikave ekonomike do te sjelle qetesine zhvillimin, dinjitetin, shpresen.
Eshte e vetmja parti qe do te beje te mundur levizjen e lire te shqiptareve neper bote, te cilet ne mireqenie do te levizin si turista dhe jo si deri me sot qe perpiqen te largohen per ti shpetuar fatkeqsise se qellimshme qe kane pllakosur mbi ta bandat, gangstert ordiner dhe antishqiptaret.
Eshte e vetmja parti, strehe e te gjithe shqiptareve ku do qe ndohen, ndaj dhe shume e quajn Shtepia e Shqiptareve.
Shkoni e komentoni per Islamin ne web-sitet e alkaedes jo ktu o mjekerr mut.
Vendosni komentin tuaj