24 ore lajme: Bello: Ngritje e nje grupi hetimor me eksperte te pavarur edhe nderkombetare Bello: Ngritje e nje grupi hetimor me eksperte te pavarur edhe nderkombetare ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 18 March, 2008 01:44:00 Deputeti socialist Marko Belo ne nje deklarate per shtypin ne Shqiperi tha Ftoj publikisht prokuroren Ina Rama, të kuptoj se është përpara një misioni historik dhe të demostrojë aftësi profesionale, integritet moral dhe paanshmëri politike. Hedhim poshtë të gjitha propozimet për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, si një tentativë për të futur në kalendat greke këtë tragjedi. Propozoj ngritjen e një grupi të pavarur hetimor, ku të përfshihen edhe ekspertë të pavarur ndërkombëtarë. “Shprehim shqetësimin e thellë për ngadalësimin e çuditshëm të procesit hetimor lidhur me masakrën e ndodhur në Gërdec, me 15 mars 2008. Që në fillim, theksoj se avioni me ndihma nga Gjermania, erdhi më shpejtë sa sa prokurorët në vendin e krimit. Na habit fakti përsë është shmangur nga hetimi Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa kjo çështje kaq serioze, i është lënë 2 prokurorëve nga Tirana dhe Durrësi, të sapoemëruar dhe pa përvojën e duhur. Nuk mundet një prokuror që heton kontrabandën e domateve, të hetojë një aferë kaq serioze, këtë tragjedi që ka në themel një krim makabër, i cili ka shkaktuar 19 të vrarë, qindra të plagosur, mijëra shtëpi të shkatërruara, mijëra njerëz të tramatizuar. Alibia se bëhet fjalë për “thyerje të të rregullave në punë, me pasojë vdekjen”, nuk mund të shmangë dot prokurorinë nga përgjegjësia. Janë dyshime serioze, se mafia ka shtrirë duart në mënyrë të frikshme deri në majat më të larta të shtetit. Situata është serioze, por jo pa rrugëdalje. Ftoj publikisht prokurorën Ina Rama, të kuptoj se është përpara një misioni historik dhe të demostrojë aftësi profesionale, integritet moral dhe paanshmëri politike. Hedhim poshtë të gjitha propozimet për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, si një tentativë për të futur në kalendat greke këtë tragjedi. Propozoj ngritjen e një grupi të pavarur hetimor, ku të përfshihen edhe ekspertë të pavarur ndërkombëtar.”