Faqja e Pare | Politika | Bello: Ngritje e nje grupi hetimor me eksperte te pavarur edhe nderkombetare

Bello: Ngritje e nje grupi hetimor me eksperte te pavarur edhe nderkombetare

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Marko Bello

Deputeti socialist Marko Belo ne nje deklarate per shtypin ne Shqiperi thaPrint E-mail

Ftoj publikisht prokuroren Ina Rama, të kuptoj se është përpara një misioni historik dhe të demostrojë aftësi profesionale, integritet moral dhe paanshmëri politike. Hedhim poshtë të gjitha propozimet për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, si një tentativë për të futur në kalendat greke këtë tragjedi. Propozoj ngritjen e një grupi të pavarur hetimor, ku të përfshihen edhe ekspertë të pavarur ndërkombëtarë.

 

“Shprehim shqetësimin e thellë për ngadalësimin e çuditshëm të procesit hetimor lidhur me masakrën e ndodhur në Gërdec, me 15 mars 2008. Që në fillim, theksoj se avioni me ndihma nga Gjermania, erdhi më shpejtë sa sa prokurorët në vendin e krimit. Na habit fakti përsë është shmangur nga hetimi Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa kjo çështje kaq serioze, i është lënë 2 prokurorëve nga Tirana dhe Durrësi, të sapoemëruar dhe pa përvojën e duhur. Nuk mundet një prokuror që heton kontrabandën e domateve, të hetojë një aferë kaq serioze, këtë tragjedi që ka në themel një krim makabër, i cili ka shkaktuar 19 të vrarë, qindra të plagosur, mijëra shtëpi të shkatërruara, mijëra njerëz të tramatizuar. Alibia se bëhet fjalë për “thyerje të të rregullave në punë, me pasojë vdekjen”, nuk mund të shmangë dot prokurorinë nga përgjegjësia. Janë dyshime serioze, se mafia ka shtrirë duart në mënyrë të frikshme deri në majat më të larta të shtetit. Situata është serioze, por jo pa rrugëdalje. Ftoj publikisht prokurorën Ina Rama, të kuptoj se është përpara një misioni historik dhe të demostrojë aftësi profesionale, integritet moral dhe paanshmëri politike. Hedhim poshtë të gjitha propozimet për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, si një tentativë për të futur në kalendat greke këtë tragjedi. Propozoj ngritjen e një grupi të pavarur hetimor, ku të përfshihen edhe ekspertë të pavarur ndërkombëtar.”

Komente (2 vendosur):

vokrri ne 18 March, 2008 09:37:43
avatar
Shprehu ngushlime te thella per gjith popllin shqiptar per rastin e ndothur por ne anen tjeter me vjen turp nga disa politikuaj te te majtes se si mundohen ta shfrytzojn ket katastrof se bashku me top chenel duhet tju vij turp te gjithve
ASTRITI-italy ne 19 March, 2008 06:02:40
avatar
VOKRRI po mundohem te jap une nje pergjigje duke te ftuar edhe ty ti hapesh syte dhe te kuptosh jam pllotesisht dakord qe tani ka ndodhur dhe nuk eshte momenti per dorheqje por per ndihme edhe pse jam socialist nga bindjet POR!!mendo pak sa here u shkaterrua shqiperia ne 94 97 dhe 08 gjithmne sala ne qeveri mund ta kene fajin socialistet por ai nuk duhet ta lejoje mandej mundohu te kuptosh pse ne ate fabrik ka qene dhe baxhanaku i sales<<burri i moters se lirie berishes>> i punesuar apo ishte pjesetar i fitimmit TE JESH I BINDUR QE KA DIQKA ATY pse sala nuk e tha ne filim kete qe i ka vdekur nje i aferm aty pse????

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0