Meta: LSI nuk do te bjere asnjehere viktime e lojerave politike te Sali Berishes
Ne nje deklarate per mediat kryetari i LSI Ilir Meta theksoi se LSI nuk do te bjere asnjehere viktime e lojerave politike te Sali Berishes, qe ne funksion te realizimit te qellimeve te veta ka shperdoruar ne menyre te paskrupullt, bashkepunimin si me lidershipin e perparshem, ashtu edhe ate aktual te Partise Socialiste
---
Jam sot ketu per te denoncuar skandalin e ri te kesaj qeverie, ate te tenderit te kartave te identitetit. Qeveria e Berishes po e realizon kete tender e kapur thelle nga korrupsioni dhe papergjeshmeria e plote.
LSI prej kohesh ka paralajmeruar lidershipin e PS se nepermjet bashkepunimit te saj me Sali Berishen ne emer te gjoja hapsirave per reformat po bie pre e dredhive qe kane karakterizuar Berishen dhe politiken e vjeter, duke i krijuar mundesi atij per te pergatitur infrastrukturen e nevojshme per te realizuar manipulimin e zgjedhjeve te 2009-s.
LSI nuk do te bjere asnjehere viktime e lojrave politike te Sali Berishes, qe ne funksion te realizimit te qellimeve te veta ka shperdoruar ne menyre te paskrupullt, bashkepunimin si me lidershipin e perparshem, ashtu edhe ate aktual te Partise Socialiste.
Ne daren e korrupsionit dhe interesave te dyshimta, kjo qeveri ka injoruar qellimisht rendesine e jashtezakonshme qe ka prodhimi i kartave te identitetit dhe menaxhimi i bazes se te dhenave biometrike te popullsise, per sigurine kombetare, per zgjedhet e lira e te ndershme, por edhe per levizjen e lire te shqiptareve, per integrimin e tyre ne Evrope e me gjere.
Jo pa qellim ky tender eshte organizuar ne keto limite kohore, per te patur pamundesi per ta shtyre ate me tej dhe per te riparuar parregullsite, pasi perndryshe do te vihet ne pikpytje prodhimi i tyre per zgjedhjet e ardhshme ne 2009.
Ne denoncojme sjelljen korruptive te kesaj qeverie qe ne hartimin e Termave te References se ketij tenderi, si dhe ndryshimin e tyre shume prane dates se paraqitjes se ofertave, qe kishin si qellim mospjesmarrjen ne tender te shume kompanive prestigjoze nderkombetare te specializuara ne kete fushe.
Denoncojme gjithashtu, administrimin e turpshem e qesharak te procesit ne diten e tenderit nga ana e zyrtareve te larte te Ministrise se Brendeshme, qe nuk jane vecse masha qe ekzekutojne vendimet korruptive e te paracaktuara te kesaj qeverie.
Kjo qeveri do te mbahet mend pikerisht per skandalet e medha dhe punet e vogla qe ka bere gjate mandatit te saj.
I kerkojme kesaj qeverie te reagoje ne menyre te menjehershme per te riparuar pasojat per kete çeshtje me rendesi te madhe kombetare. Ndryshe, cdo pasoje qe do te rrjedhe nga ky skandal i madh do te kete emrin e Sali Berishes.
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (6 vendosur):
Vendosni komentin tuaj