24 ore lajme: Koco Danaj: Presidenti Topi duhet te nderrmarre procedurat e bashkimit te Shqiperise me Kosoven Koco Danaj: Presidenti Topi duhet te nderrmarre procedurat e bashkimit te Shqiperise me Kosoven ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 13 March, 2008 10:28:00 Ish Keshilltari Politik i kryeministrit Ilir Meta ,Kryetari i partise Aleanca per Mirqenie dhe Solidaritet Koço Danaj ne nje interviste televizive dhene Vizion Plus. eshte shprehur mbi nevojen e hapave konkrete per bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Danaj eshte shprehur se Presidenti i Shqiperise bamir Topi duhet te filloje procedurat konkrete per realizimin juridik te ketij bashkimi. Sipas Danaj: Presidentin Topi e detyron kushtetuta e Shqiperise per ta ndermarre keet hap e cila lejon bashkimin e shqiptareve ne nje shtet te vetem. Nje problem tjeter ne favor te shqiptareve sipas danaj eshte fakti se te gjitha qeverite shqiptare te pas vitit 1912 e deri me sot nuk e kane njohur konferencen e Londres qe coptoi kombin shqiptar. Asnje prej ketyre qeverive nku ka pranuar te festoje 29 korriukn e vitit 1913 qe vendosi krijimin e shtetit aktual shqiptar, por kane festuar vetem 28 nentorin qe shpalli krijimin e Shqiperise natyrale. Sot kur edhe Europa eshte duke rregulluar gabimet e se kaluares, shqiptaret duhet te mos kenaqen me pak, por te kerkojne ate qe ju takon si komb. Danaj u shpreh se tashme: Serbia nku eshte me, askush nuk mund te justifikohet me serbine apo Greqine, tashme problemi eshte tek shqiptaret dhe brenda tyre. Populli shqiptar ne 17 shkurt2008 tregoi se kerkon Shqiperine natyrale. Detyra e politikes eshte te justifikoje besimin e popullit dhe jo ta manipuloje ate. Sipas Danaj: Aktualisht ne politiken shqiptare ndeshen dhe do te vazhdojne te ndeshen me shume ne te ardhmen dy mentalitete. Mentaliteti europeist qe kerkon dhe do te kerkoje bashkinmin e trojeve shqiptare dhe mentaliteti otoman qe kerkon dhe do te kerkoje te mbaje te coptuara trojet shqiptare