Faqja e Pare | Politika | Edi Rama : Dyert e PS mbeten te hapura per LSI-ne

Edi Rama : Dyert e PS mbeten te hapura per LSI-ne

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e konsideron të paargumentuar largimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga fryma e bashkëpunimit ndëropozitar. Për herë të parë pas shpalljes së "divorcit" nga ana e LSI-së, kreu i selisë rozë Edi Rama ka folur dje gjatë emisionit "Shqip", në lidhje me marrëdhëniet me aleatin e tij, Ilir Meta dhe të ardhmen e opozitës. Rama ka treguar se bisedat me kreun e LSI-së kanë qenë të vazhdueshme dhe pa pasur debate të cilat mund dhe të justifikonin qëndrimin e ditëve të fundit të kësaj force karshi lidershipit të PS-së."Ne kemi pasur biseda shumë intensive me LSI-në. Unë kam pasur biseda me kryetarin e LSI-së për reformën zgjedhore dhe ka qenë e çuditshme sesi papritur LSI u shkëput dhe u kthye në kornizën e një loje të vjetër. Ne kemi pasur diskutime dhe që nuk kanë qenë kurrsesi konfliktuale për reformën zgjedhore.

Herën e fundit jemi ndarë me idenë, që ekspertët e tyre do të analizonin me imtësi këtë propozim që ne bëmë tani për reformën zgjedhore", - tha Rama. Megjithatë, pavarësisht momenteve të vështira në të cilat ndodhen sot marrëdhëniet me LSI-në, kreu i selisë rozë ka konfirmuar edhe një herë se dyert e PS-së për aleaten e saj mbeten të hapura. Gjithashtu në këtë kontekst, ai ka siguruar jo vetëm LSI-në por të gjitha partitë e vogla se sistemi zgjedhor proporcional-rajonal që ka propozuar PS nuk synon eliminimin e forcave të vogla politike, por përfaqësimin në Kuvend me peshën reale të tyre. "LSI ka këtë peshë specifike që ka, prandaj pozicioni i saj është pashpjegueshëm. Ai është një reagim i paarsyeshëm. Në këtë sistem që ne propozojmë krijohet mundësia e krijimit të një sistemi politik jo me dy partitë mëdha, por një sistem për të gjitha ato parti që kanë një peshë", - tha ndër të tjera Rama. Ndërkohë, ai ka mohuar që të ketë një pakt midis PS-së dhe PD-së për reformën zgjedhore, ashtu siç i ka konsideruar të pavërteta të gjitha aludimet që kanë bërë forcat e vogla për një takim të fshehtë midis tij dhe kryeministrit Berisha. "Me Berishën jam takuar në muajin nëntor në një takim me të zgjedhurit vendor dhe ky ishte takimi i fundit. Tashmë nuk është nevoja për të bërë një takim të tillë. Në rast se do të ishte e nevojshme pse jo", - tha Rama.

Pavarësisht kthimit ose jo të LSI-së në gjirin e opozitës, kreu i PS-së ka siguruar shqiptarët se PS do ti fitojë zgjedhjet edhe e vetme. Duke folur për rolin e PS-së në proçesin e reformave në vend, kryesocialisti Rama ka theksuar se forca që ai drejton është e gatshme që ta ofrojë këtë bashkëpunim edhe pas Samitit të Bukureshtit. Në lidhje me reformën zgjedhore, ai ka theksuar se sistemi i propozuar nga socialistët krijon mundësinë e një përfaqësimi real të forcave politike, mundësi të ruajtjes së raporteve midis burrave dhe grave dhe ruan cilësinë e përfaqësimit. "Çfarë do lloj sistemi që të jetë është kryetari i partisë ai që vulos në fund listën e kandidatëve për deputet. Ky sistem kërkon një rritje të ndjeshme të vëmendjes së kryetarit dhe strukturave të partisë për të hartuar listën në një rajon apo në një rajon tjetër", shtoi Rama. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që në kuadrin e reformave të mëdha të përfshihet dhe institucioni i presidentit në kuptimin që, zgjedhja e tij të mos jetë pengesë për qeverisjen.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0