PD dhe PS pajtohen për një sistem të ri zgjedhor dhe për ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë
Mirëkuptimi mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në Shqipëri njohu një zhvillim të ri të rëndësishëm sot kur palët u pajtuan për një sistem të ri zgjedhor dhe për ndryshimin e Kushtetutës. Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit të saj, njëherit kryeministrit Sali Berisha, tha se ishte dakord me Partinë Socialiste për përmirësimin e kuadrit ligjor zgjedhor.
Fillimisht Partia Socialiste nëpërmjet Valentina Leskajt, kryetare e deputetëve të saj, parashtroi propozimin për sistemin e ri zgjedhor.
“Propozimet e PS-së në thelb konsistojnë në përmirësimin e sistemit zgjedhor dhe konkretisht kalimin në sistemin proporcional me listë shumemërore, në bazë të ndarjes administrative në rang qarqesh. Kjo reformë është shumë e rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe për proceset integruese”, ka theksuar znj. Leskaj.
Në Shqipëri sistemi zgjedhor është i përzier, përkatësisht nga 100 zona deputetët dalin drejtpërdrejt - me votën e popullit, ndërsa 40 të tjerë përftohen nga sistemi proporcional, në Kuvendin me 140 ulëse.
Pas zonjës Leskaj, kryeministri Berisha paraqiti fuqimisht angazhimin e qeverisë për reforma dhe bashkëpunim me opozitën.
“Unë dua të garantoj opozitën dhe shqiptarët, që kjo qeveri e ka bazuar platformën e vet vetëm tek reformat, reformat dhe vetëm reformat, dhe, në ketë kontekst mirëpres me kënaqësi çdo lloj bashkëpunimi që opozita ofron për promovimin e tyre. Ne vlerësojmë shumë ecjen përpara bashkërisht me reformat”, ka thënë kryeministri Berisha.
Partitë e mëdha thonë se sistemi i ri zgjedhor do ta shmangë deformimin e votës.
Propozimi që kërkon ndryshimin e Kushtetutës u përfshi në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Por, ndryshimi i sistemit dhe Kushtetutës nuk ka gjetur mirëkuptimin e 10 partive të vogla, pjesëtare të Kuvendit, të cilat thonë se demokratët dhe socialistët po dhunojnë demokracinë.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj