Levizja Socialiste per Integrim ngushellon familjaret per tragjedine e Farkes
Ne nje deklarate te lexuar nga Pellumb Xhufi, nenkryetar i LSI shprehen ngushëllimet më të thella dhe pjesëmarrjen tonë në dhimbjen e madhe të familjeve Osmani, familjes Hysa, familjes Dibra, familjes Vlamo
Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim, jemi thellësisht të goditur dhe të trishtuar nga kjo tragjedi, që goditi disa familje. Me këtë rast i shprehim ngushëllimet më të thella dhe pjesëmarrjen tonë në dhimbjen e madhe të familjeve Osmani, familjes Hysa, familjes Dibra, familjes Vlamo.
Gjithashtu shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e shoqes sonë të dashur, Thëllëza Spahiu e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj Arlindin në këtë tragjedi të përbashkët.
Ne lutemi që koha dhe dashuria njërëzore ta lehtësojë sa më shumë këtë tragjedi të natës së mbrëmshme. Në të njëjtën kohë, do dëshironim që një tragjedi si kjo të ndihmojë politikën për t'ju kthyer problemeve dhe halleve të njerëzve dhe realitetit që për fat të keq është i mbushur me tragjedi të mëdha njerëzore.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj