24 ore lajme: Rama: Kushdo guxon te preke punonjesit e rendit duhet te perballet me denimin maksimal Rama: Kushdo guxon te preke punonjesit e rendit duhet te perballet me denimin maksimal ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 06 March, 2008 07:11:00 Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shpreh hidhërimin e tij të thellë për ngjarjen e rëndë në qytetin e Tiranës, ku një agjent i uniformave blu është plagosur në krye të detyrës gjatë një operacioni policor. Kreu i PSSH dënon maksimalisht këtë fenomen negativ, si dhe në të njëjtën kohë shpreh mbështetjen e plotë për familjen e agjentit të plagosur. Respekti ndaj forcave policore duhet rritur, nënvizoi Kryetari i PSSH Edi Rama, ndërkohë që kushdo guxon të prekë punonjësit e rendit duhet të përballet me dënimin maksimal.