Partia Socialiste ngushellon familjet e viktimave te Farkes
PSSH, Kryetari i saj Edi Rama, Grupi Parlamentar i PSSH u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjeve të tyre dhe njëherësh bashkohemi në krah të tyre për përballimin e kësaj humbje tejet të rëndë dhe njëherësh shumë tragjik. Le të jetë kjo ditë zie një homazh,
Në pamundësi të pranisë fizike të Kryetarit të Partisë Socialiste Z.Rama i cili aktualisht ndodhet në qarkun e Kukësit ku ka ndërprerë të gjithë aktivitetin e tij politik në këtë qark, jemi këtu në këtë komunikim me ju lidhur me tragjedinë e rëndë që ka ndodhur sot në mesnatë në liqenin artificial të Farkës ku humbën jetën 16 qytetarë shqiptarë, nga të cilët 8 pjesëtarë të familjes Osmani, 2 nga të cilët binjakë vetëm 5 vjeç, 3 nga familja Hysa, 2 nga familja Spahiu, 2 nga familja Blana dhe një nga familja Dibra.
PSSH, Kryetari i saj Edi Rama, Grupi Parlamentar i PSSH u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjeve të tyre dhe njëherësh bashkohemi në krah të tyre për përballimin e kësaj humbje tejet të rëndë dhe njëherësh shumë tragjik. Le të jetë kjo ditë zie një homazh, por njëherësh dhe një ditë reflektimi për të gjitha viktimat, që vijnë nga mungesa e sigurisë në këtë vend, pasi siç na njoftuan mediat para pak minutash, është vrarë në krye të detyrës edhe një punonjës i policisë, në mes të Kryeqytetit.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj