Faqja e Pare | Politika | Ulqini: Qeveria jo serioze! Te pranoje korrupsionin e te marre masa ne lufte ndaj ketij fenomeni

Ulqini: Qeveria jo serioze! Te pranoje korrupsionin e te marre masa ne lufte ndaj ketij fenomeni

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Musa Ulqini

Partia Socialiste është e shqetësuar, gjithashtu edhe për mungesën e seriozitetit të qeverisë në mënyrën sesi ajo reagon ndaj raporteve të institucioneve prestigjoze ndërkombëtare, në të cilat kërkohet që qeveria shqiptare të zëvendësojë fjalët me vepra në luftën korrupsionit.
Pavarësisht nga zhvillimet politike të ditës Partia Socialiste e Shqipërisë vazhdon të jetë tejet e vëmendëshme ndaj realizimit të premtimeve kryesore elektorale të Partisë  Demokratike. 

Tani që duhen edhe tre muaj për t’u mbushur 3 vjet nga ardhja e kësaj mazhorance në pushtet, ne konstatojmë me keqardhje dhe shqetësim të thellë se lufta kundër korrupsionit, që ishte dhe kryepremtimi elektoral i Partisë Demokratike, vazhdon të jetë më së shumti në terma propagandistikë dhe larg rezultateve konkrete. Madje në disa shërbime jetike, që u ofrohen qytetarëve, korrupsioni ka njohur rritje, duke ndikuar dukshëm në mirëqenien e tyre. Shumica dërrmuese e shtetasve të ndaluar nga drejtësia për korrupsion janë nënpunës të emëruar në poste të ndryshme pas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet. Shqipëria vazhdon të kritikohet në raportet e ndërkombëtarëve për nivelin e lartë të korrupsionit, si dhe për mungesën e rezultateve konkrete, të premtuara nga qeveria aktuale. 

Partia Socialiste, duke shprehur shqetësimin e thellë për mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, ka mbështetur fuqimisht në Kuvend çdo nismë ligjore kundër korrupsionit dhe nuk i ka dhënë mbështetje politike askujt që është ndaluar nga policia apo akuzuar nga prokuroria për veprën penale të korrupsionit. 

Por, Partia Socialiste është e shqetësuar, gjithashtu edhe për mungesën e seriozitetit të qeverisë në mënyrën sesi ajo reagon ndaj raporteve të institucioneve prestigjoze ndërkombëtare, në të cilat kërkohet që qeveria shqiptare të zëvendësojë fjalët me vepra në luftën korrupsionit. 

Këto ditë u bë publik raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin bëhet një analizë reale për situatën e korrupsionit në Shqipëri. Raporti për këtë çështje nënvizon se: ”Korrupsioni mbetet një problem me rrënjë të thella në Shqipëri”. Ky në të vërtetë është thelbi i gjithë raportit për luftën e munguar të qeverisë shqiptare kundër korrupsionit. Cili ishte reagimi i qeverisë shqiptare ndaj këtij raporti? Dje në Kuvendin e Shqipërisë zv.kryeministri, jo vetëm që nuk mbajti një qendrim realist ndaj raportit në fjalë, por ai e vlerësoi atë të përgjithshëm, me të dhëna nga organizata jo qeveritare, ku vetëm një pjesë e shqetësimeve të këtij raporti qëndrojnë!

Në një përpjekje aspak korrekte për të mbrojtur mungesën e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit, zoti zv.kryeministër theksoi se raporti kritikon për korrupsion edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës! 

Madje zoti zv.kryeministër bëri përgjegjëse opozitën për kritikat në raportet e ndërkombëtarëve duke theksuar se ajo me qëllim nxin realitetin në Shqipëri.
 

Duke shprehur keqardhjen për këtë reagim të numrit 2 të qeverisë aktuale, ne i bëjmë thirrje qeverisë që për mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit nuk duhet të bëjë fajtorë as institucionet ndërkombëtare dhe aq më pak opozitën dhe qytetarët, të cilët në sinkron me njëri tjetrin vazhdimisht i kanë kërkuar qeverisë dhe kryeministrit Berisha që retorikën politike ta zëvendësojë me masa të gjithanshme konkrete në luftën kundër korrupsionit. 

Në interpelancën e zhvilluar në 27 dhjetor të vitit të kaluar me kryeministrin Sali Berisha për angazhimin e munguar të qeverisë në luftën kundër korrupsionit, ne theksuam se gjatë vitit 2007 ishin të paktën 6 raporte nga 5 agjensi ndërkombëtare shumë prestigjoze që e rendisnin Shqipërinë në top-list kur ishte fjala për nivelin e korrupsionit. USAID, Banka Botërore, Forumi Botëror për Ekonominë, Transparenca Ndërkombëtare dhe BE, ishin institucionet të cilat theksonin se në Shqipëri korrupsioni vazhdon të jetë tejet i lartë dhe një pengesë serioze për zhvillimin e vendit.
 

Kryeministri Berisha në vend që të mbante shënim për kritikat e ndërkombëtarëve dhe perceptimin tejet negativ të 78% të shqiptarëve të intervistuar nga ”Barometri Global i Korrupsionit” që e rendit Shqipërinë në vendin e 3 në botë për nivelin e lartë të korrupsionit, akuzoi opozitën se ”po mashtronte shqiptarët me raportet e ndërkombëtarëve dhe se socialistët janë të vetmit mbrojtës të korrupsionit në Europë”!!! 

Vetëm dy muaj pas këtij reagimi aspak etik të kryeministrit Berisha ndaj kërkesës së opozitës për të mbajtur premtimet që ai ka bërë përpara shqiptarëve se ”beteja e parë që do të fitonte kur të vinte në pushtet ishte lufta kundër korrupsionit”, janë bërë publik dokumenta dhe reagime të tjera kritike për luftën e munguar të qeverisë kundër korrupsionit. Konkretisht: në 6 shkurt 2008 u publikua raporti i CIA-s në të cilin theksohet se 50% e ekonomisë shqiptare është informale – tregues ky mjaft thelbësor për mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit. Në datën 1 mars 2008 ”Zëri i Amerikës” publikoi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (pjesa për Shqipërinë) ku theksohej shprehimisht se: ”Korrupsioni mbetet një problem me rrënjë të thella në Shqipëri”. Gjithashtu në datën 20 shkurt 2008 një media kombëtare televizive transmetoi një intervistë me komisionerin për zgjerimin në BE, zotin Olli Rehn. Në këtë  intervistë zoti Rehn, duke folur për angazhimin e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe thellimin e reformave, theksonte që nga qeveria shqiptare këkrohet më pak fjalë dhe më shumë aksion në luftën kundër korrupsionit dhe thellimin e reformave të gjithanshme, të domosdoshme për antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe BE. Në të vërtetë për këtë problem kjo është edhe kërkesa këmbëngulëse e opozitës shqiptare në përgjithësi dhe Partisë Socialiste në veçanti.

Komente (7 vendosur):

Alban ne 05 March, 2008 07:20:19
avatar
"Therrhet ajduti, kapeni ajdutin" na i ckatruhat ATDHEUN bre te pangohpur! Socialistet thrrasin se korrupsionin nuk e lufton pozita! por kurr opozita ishte ne pozite, cuar beri zoti Ulqini? si mund te beheni kaqe hipokrite? a e dini se ne vitin 1990, juve {te pozites dhe te opozites} kini qene ekonomikisht te barabarte, si gjithe shqiptaret e tjere ne republike,si mundet juve zoteri te pasuroheni kaqe shume dhe pjesa tjeter nuk mundet te siguroje buken e gojes? zoti Ulqini! pse nuk thuhani te verteten; "neve {socjalistet}e luftojme poziten,per te marre kariket e pozites",se persa na thua tine se pozita nuk lufton korrupsjonin, dhe opozita po te vije ne qeveri do ta luftoje korrupsjonin, kjo eshte demagogji,hipokrizi, dhe na fyheni ne inteligjence!.. neqofte se juve mendohni se populli eshte hinjorant gaboheni zotni!?.Une kam 40 vjet qe kam lene Atdheun,dhe jetoj lark tij,i ikur"tradhetar" nga sistemi diktaturjal,dhe kam harrdhur disa here ne atdhe, por si e shoh shqiperine sot,te korruptuar nga juve, do te desheronja te vinte ne shqiperi nje diktature, e cila, do tju kerkonte llogari juve te gjitheve{pozite-opozite} se ku, dhe si e kini berre gjithe ata pasuri?.
PROZE POPULLORE NGA DRENICA ne 05 March, 2008 12:50:01
avatar
NA ISHTE NJEHERE NJE FUKARA,DHE RASTSISHT I BERI NJE SHERBIM TE MADHE MBRETIT, ATEHERE MBRETI I DHA NJE SHTIZE ME GJILPERE KURTHE PER TE ZENE PESHQI,DHE I THA , AQ SA MUNDESH PER TE KAPUR PESHK PER NJE DITE ,DO TA PESHOJ ME FLORI. FUKARAJA I SHKRETI U PERPOQ GJITHE DITEN POR NUK MUNDI TA KAPE AS NJE PESHK, POR MEZI ARRITI TA KAPE VETEM NJE SY PESHKU, ATEHERE MBRETI DUKE MENDUAR SE SYRI NUK DO TE PESHOI ME SHUME SE FLORIRI E VURI NE PESHOI, POR PER QUDI SYRI NUK PO NGOPEJ KURRE, TERE PASURIN DHE FLORIRIN E VURI NE PESHOI POR PRAPE SE PRAPE SYRI PO PESHONTE ME SHUME DHE NUK PO NGOPEJ KURRE ME FLORI, ATEHERE MBRETI I SHQETSUAR SE FUKARAJA PO I MERRTE TERE PASURIN SHKOI DHE E PYETI DIJETARIN E TIJ (KESHILLTARIN), E KESHILLTARI I THA SYRI NUK NGOPET KURRE, POR MERRE NJE GRUSHT DHEU DHE HUDHJA SYRIT ATEHERE SYRI NUK DO TE PESHOI ASPAK, SEPSE SYRI ESHTE I PA NGOPUR, SYRIN VETEM DHEU E NGOPE
laperi ne 05 March, 2008 12:53:35
avatar
PROZE POPULLORE NGA DRENICA
hajt drenice hajt a prrala janiste me kallxue a.
Vetem qeto na munguan.
kiki ne 05 March, 2008 01:02:27
avatar
ja opet se ukljucujem kako pricate i ne razumete medju sobom rekao sam da sam bio zaposlen kao policajc i video kako su albanski junaci ovi dvojica drenice i ramiz .pitajte kako je bilo u komoransko raskrstnicu kada su prosli utuda pustili su glavu izmedju repa i za OVK su rekli da je teroristicka i obukli su dimija kao neka vrsta zense kurve
Speci ne 05 March, 2008 01:07:49
avatar
Po Valla Kiki
Qashtu ashte kane .
Edhe fehmi Agani u veshe me teshate grave.
Me pshtu prej UCK.tashe po thojne prej shkijeve.PO ai ishte me shkijet e keta i ngriten permendore shpjunave per mi ba patriota para popullit.Se shpijuna ishin dhe jane ende ne politik.Po dojne me zere mi ba gjinen patriotathuhe ti se ne si njofim kushe qka ka qene.
Shume kishin veshe dimiat do prej friges se UCK.Do prej Friges te shkaut.
Ashtu eshte kane te lumte.
kiki ne 05 March, 2008 01:12:02
avatar
za malo da zaboravim da kazem za vasu rukovodstvo za oni koji su potpisali za kosovski zastitni korpus da se demolise u civilni zastitni korpus da napravi krovove da tera led od puta i da se zabavi sa uniformama to su vasi oslobodioci
ne 05 March, 2008 01:45:15
avatar
ah ku jeni shqiptar se qyky shkau ja u drodhi bol mire ku i keni komentet ti o plak oj drenic oj teut okush tjeter

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
3.00