Rama: ulemi ne tryeze per te hapur kutite
“Shqiperia në krizë, arsyet e protestës”. Kjo është tema e takimit që kreu i opozitës ka organizuar me gazetarët në sallën Black Box në Akadaminë e Arteve. Në fjalën e tij përshëndetëse në fillim të takimit, Rama theksoi se ky është takimi i parë që do të fillojë me Tiranën dhe do vazhdojë më pas dhe në qytete të tjera. Takimi ka nisur me pyetje të njëpasnjëshme nga gazetarët e pranishëm në sallë.
I pyetur nëse kusht i pranisë së opozitës në tryezën e dialogut, që pritet të organizohet së shpejti nga Presidenti Topi, është hapja e kutive të votimit , Rama tha se PS nuk ka vënë kusht hapjen e kutive për tu ulur në tryezë por do të ulet në tryezë për të hapur kutitë.
“Ne kërkojmë komision parlamentar me shumicën të pakontrolluar nga pushteti ku përfshihet hapja e kutive të votimit dhe ne hyjmë në parlament” tha Rama.
Kreu socialist theksoi vendosmërinë e opozitës për të cuar deri në fund kërkesat e saj për trasparencë të plotë të zgjidhjeve, duke shtuar se rinisja e protestave është e lidhur me vullnetin e mazhorancës për të dialoguar në tryezën e Presidentit.
“Arsyet e protestës janë të gjitha arsyet pse jemi prej 6 muajsh jashtë parlamentit dhe do të jemi në protestë pavarësisht nëse do të ketë një demonstratë të madhe apo jo. Ne nuk kemi shpallur datën e manifestimit, ndërkohë që përgatitet dialogu. Sali Berisha nuk mund të përdorë kohën për dialog për të përgjumur opozitën.” tha Rama.
Kryesocialisti ju përgjigj interesit të gazetarëve për pikat që do të parashtrojë opozita në tryezën e Presidentit, duke deklaruar se dialogu do të shtrihet në të gjitha aspektet që përfshijnë jo vetëm transparencën e kutive por edhe transparencën lidhur me të gjitha transformimet para dhe pas zgjedhore.
“Pikat fillojnë nga heqjet nga puna për arsye të mos dhënies së votës apo mospjesmarrjes në aktivitetet e maxhorancës, lirimi në shkelje të plotë të ligjit i krimineleve nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të ushtruar presion tek zgjedhësit, abuzimet me hapësirën mediatike, abuzimi me televizionin publik, errësimi i vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi në prag të zgjedhjeve. Në rast se nuk hetohen kutitë nuk ka diskutime.” theksoi Rama.
Ndërsa e konsideroi bojkotin e opozitës si “ilac të hidhur për shërimin e një sëmundje të rëndë“ Rama tha se kjo është e vetmja rrugë për të ndikuar në rikthimin e shtetit demokratik.
Kreu socialist quajti telenovelë, pretendimet për diegien e mandateve të deputetëve socialistë pas 6 muajsh mungesë në kuvend, ndërsa nënvizoi se mazhoranca nuk ka asnjë shans për zëvendësimin e deputetëve socialistë.
“Sali Berisha bashkë me Ilirin, kur ne të festojmë festën e mësuesit në 7 mars, ata të nxjerrin grepat dhe të marrin në parlament deputetë dhe të lenë opozitën jashtë. Është një dëshirë që nuk ua plotësojmë dot, nuk ka asnjë shans“ tha Rama.
Ndërkaq kreu i opozitës theksoi se PS është gati të ulet në tryezë në mënyrë që beteja për zgjedhje të lira të zgjidhet me dialog .
“Ne shkojmë në tryezë me dëshiren që cështjen ta zgjidhim në tryezë, shkojmë në tryezë për dialog që cështja të zgjidhet me dialog. Duam ta ndërpresim bojkotin por kur të kemi garanci. Si mund të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme kur dimë që në zgjedhjet paraardhëse garancia u gris“ u shpreh Rama.
Kryesocialisti rënditi një sërë problemesh që që sipas tij, thellojnë krizën në vend. “Ekonomia e familjeve shqiptare është në pikiatë, kostoja e jetesës e një famije shqiptare që jeton me mundin e vet me dhe të djemve në mërgim është dyfishuar. Sot kemi përballë jo vetëm faturën e energjisë por edhe faturën e re të ujit, ashtu sic kemi përballë numrin e prindërve që nuk do të blejnë dot librat e fëmijëve“ theksoi kreu i selisë rozë.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (1 vendosur):
Vendosni komentin tuaj