Faqja e Pare | Politika | Mblidhen liderët e së majtës: Bojkot deri në zbardhjen e zgjedhjeve

Mblidhen liderët e së majtës: Bojkot deri në zbardhjen e zgjedhjeve

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Janë takuar sot pasdite kryetarët e partive të majta në vend, për të diskutuar mbi rrugën që do të ndjekë opozita, pas tentativave të vakëta të mazhorancës për ti ftuar në Parlament. Mësohet se krerët e së majtës kanë ndarë të njëjtin qëndrim për vazhdimin e mospjesëmarrjes në Kuvend. Ky është takimi i parë i krerëve të opozitës që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.


Në takimin e zhvilluar në selinë e PS-së, ishin të pranishëm kreu i PS, Edi Rama, ai i PDS Paskal Milo, kryetari i G99 Erjon Veliaj, kreu i PSD Skënder Gjinushi dhe Vangjel Dule i PBDNj-së. Sipas Paskal Milos, krerët e opozitës kanë rikonfirmuar bindjen për të mos u bërë pjesë e Parlamentit deri në plotësimin e kushteve, që kanë të bëjnë me atë që ata e quajnë "zbardhje të krimit elektoral të 28 qershorit". Milo shtoi se po punohet për të fuqizuar të majtën.


"U përcaktua shumë qartë se opozita kërkon edhe njëherë hapjen e kutive të votimit, sepse aty fshihet e vërteta e manipulimit të zgjedhjeve. Tashmë është më tepër se kurrë e domosdoshme që opozita të unifikohet dhe të bashkërendohet. Do të ketë takime të tjera në të cilat do të diskutohet për kalimin në një fazë tjetër të veprimit opozitar ", theksoi Milo.

Komente (3 vendosur):

Loli ne 24 September, 2009 03:19:50
avatar
Mire socialistet se kane deputete per te futur ne parlament,po keto te tjeret clidhje kane me bojkotin.Nuk e besoj qe shqiptaret te genjehen.Ne Shqiperi cfar s'ndodh e c'far s'degjon.Beni mire ta lini popullin te qete te shohe hallet e veta.Mos beni cudira.Partite qe skane lidhje me parlamentin,bejne mbledhje per te bojkotuar ate.Cudi e madhe.Faleminderit.
Vasil Simoni ne 24 September, 2009 03:22:10
avatar
Nuk më pëlqen bojkoti, por edhe ajo është një armë pë* të shtrënguar mazhorancën që të pajtohet me hapjen e kutive, ku fshihet vota e të majtës.
Përderisa Berisha tërheq pë* të mos e *ëputur edhe Rama duhet të ngulë *ëmbë në *ërkesat legjitime të PS-së.
E ardhmja dëshmon se ai që ndihet faljor do të pajtohet me realitetin e hidhur.
Propozoj që pas dëshmisë se votat janë tjetërsuar të kalohet në kompromis pë* të caktuar zgjedhje të reja. Deri në zgjedhjet e reja të bëhet një qeveri gjithëpërfshirëse. Kjo gjënjde mos të kalojë më shumë se deri në fund të marsit 2010.
Chris ne 24 September, 2009 03:23:13
avatar
Mire e keni vellezer opozitare qe mblidheni e kuvendoni, por nuk zgjidhni ndonje gje. Dukeni si opozite e fishkur, e rrudhosur. Vec Dules, ju te tjeret nuk jeni deputete, ndaj edhe une me shume shoke te mi nuk u besoj ne ato qe thoni; jane vjetersira.
Kerkoni zgjedhje te parakohshme vetem per intersa personale; Deri tani nuk shikoj ndonje arsye madhore per te justifikuar koston e zgjedhjeve.
Kujdes ne zgjedhjet lokale; gjasat jane se do humben nga kjo opozite.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0