Faqja e Pare | Politika | Nano, kandidat për kryebashkiak i Tiranës për të nxjerrë fitues kandidatin PD+LSI

Nano, kandidat për kryebashkiak i Tiranës për të nxjerrë fitues kandidatin PD+LSI

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
Fatos Nano, ish-kryetar i PS-së, deklaron se "unë do të kandidoj për kryetar i Bashkisë së Tiranës". Sonte në emisionin Opinion ka zgjedhur të sulmojë Ramën dhe të shpallë publikisht ambicien e tij për kryebashkiak i kryeqytetit.


Pyetjes se a do të kandidoni për Bashkinë e Tiranës, Nano përgjigjet unë jam kandidat potencial për këtë post. Ai nuk ka pranuar të tregojë se nga cila parti do të kandidohet. Por eshte e qarte qe cdo kandidim i Nanos, thjesht do ndante votat e se majtes, duke pakesuar votat e Rames ose te nje kandidati tjeter te PS, dhe duke i dhene keshtu shans kandidatit te perbashket te PD dhe LSI per te fituar.
Sipas zerave qe qarkullojne prej javesh ne Tirane, "sherbimi" i Nanos ne zgjedhjet lokale, do shperblehet me kandidimin e Nanos president pak muaj me vone.


Ndërsa për zhvillimet tek e majta, ai zgjedh të 'nxijë' liderin e PS-së, duke e cilësuar atë humbës të zgjedhjeve.


"Zgjedhjet kishin një humbës dhe humbi opozita. Pati një gjysmë fitoreje të koalicionit kryesor me 70 mandate parlamentare të pamjaftueshme siç pritej. U krijua edhe koalicioni më i gjerë pastaj që u kurorëzua me marrëveshjen Berisha-Meta. Kjo, shtoi ai, nuk është një zhvillim që e dëshironte shumica e Shqipërisë. Përgjegjësia, sipas Nanos është hierarkike, politike dhe e lidhur me vijën, udhëheqjen e organizimin që Rama në krye të fushatës dhe partisë i imponoi opozitës, partisë.

Komente (3 vendosur):

Qerim Kelmendi ne 24 September, 2009 03:24:13
avatar
Poshtersija nuk ka skaj,kjo po deshmohet ne paraqitjet e Fatos Nanos,i cili nuk rreshte te jet krah i djathet i Sali Berishes,me te cilen per me shume se nje Dekad ka teatruar,se kinse jane dy armiq te perbatuar dhe kjo loje e dyftyrsis mori fund,dhe rezultoje se na paska qene nje skenar i pergatitur nga Dy agjent te Shtetev fqinje,te cilat jane dashakqinje te Atedheut tone-Shqiperise.
Sali Berisha dhe Z.Fatos Nano,te cilet jane nje binom i tradhtis dhe trashigimtare te tradhtareve Leka Zogut dhe Esat Pash Toptanit duhet ta kuptojne se ores se tradhtive ndej Shiperis po i vije fundi,dhe kjo po ngjet jo vetem ne Shiperi,por edhe ne Kosove,Maqedoni,Preshev e Mal te Zi,kudo ku jetojne dhe frymojne shqiptaret.
Tradhtaret do te demaskohen,dhe bashke me Damir Fazlliqin nuk do gjejne vrim ku do te mshefen,sepse kesaj radhe do behen te njohura shume mistere,shume tradhti,shume kobe e shume tragjedi qe i jane bere Shiperise,e qe kane emrin dhe vulen edhe te Sali Berishes dhe Fatos Nanos.
Lemisa Kola ne 24 September, 2009 03:25:25
avatar
Nano eshte qelbaniku me i madh i historise se Shqiperise.
Urosh Urosh ne 24 September, 2009 03:40:08
avatar
Z.NANO ishte dhe eshte nje ekonomiste i pa zavendsushem.Sa pere politik mos te flasem qe z.NANO ishte dhe eshte nje politiqar te kalibrit BOTROR.
Une i uroj sukses.
Z.NANO ne 97 kurre mure pushtetin ne dore,filloj preje zeros,ajo qe ishte me e keqja ishte qe tere popullata ishte e armatosue gjer ne dhemb.
Mbas mbarimite te luftes se dyte botrore (1945) populli Shqipetare sishte aq i armatosur si ne vitin 1997.Me kete dua te theme se z.NANO me veshtir e kishte kaosin qe Berisha e beri.se sa Enver Hoxha ne vitin 1945.I vetmi z.Nano ishte qe Shqiperis tja kthej identitetin e nje shtetit normal-Kuptohete qe ne vitin 97 mbase trazirave,Shqiperija mbeti pa nje polici te rregullt-ushtri-shikun-administrata etj.e tje.Politika e NANOS e kthej Shqiperin ne gjendje normale.
Dhe nje mos te harrojme.
Ne kohen e z.NANO filloje te ngerehet zerri pere nje shtete Kosove te pavarur.
Dhe nje herre.
Une i uroj sukses z.N * N O .

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0