24 ore lajme: Kodi, opozita le kuvendin Kodi, opozita le kuvendin ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 18 December, 2008 11:23:00 Partia Socialiste nuk do te votoje asnje ligj deri ne momentin qe mazhoranca nuk do te sjelle per votim ne seance dekretin e presidentit Bamir Topi per Kodin e ri Zgjedhor. (UPDATE) Duke e quajtur si dyfytyresi te turpshme qendrimin e kryeministrit Berisha qe kerkoi konsensus edhe me LSI – ne, kryetarja e grupit parlamentar, Valentina Leskaj, theksoi se ky veprim tregon papergjegjshmerine e plote te kesaj qeverie ne lidhje me standartet e domosdoshme qe duhen plotesuar ne zgjedhjet e 2009. Ne krahun e tyre demokratet kane bere edhe njehere rolin e te paditurit duke shprehur habi per reagimin e socialisteve. “E denoncoj kete faze te turpshme dhe ne emer te grupit socialist njoftoj se nuk do te jemi ne seance per te votuar asnje ligj per sa kohe nuk vjen dekreti per Kodin Zgjedhor”, u shpreh Leskaj. Ndersa kreu i deputeteve demokrate, Astrit Patozi theksoi se nuk kuptohet se kujt i drejtohet protesta e PS-se, pasi nuk ka asnje lidhje me maxhorancen. Nga ana e saj, LSI kerkoi edhe njehere reflektim te dy partive te medha per te mos krijuar ate qe Pellumb Xhufi e quajti klime mosbesimi dhe tensioni qe do te rendonte mbi standartin e procesit zgjedhor. “Eshte ne te mire te zoterinjve te dy kraheve qe te reflektojne dhe te bejne nje ndryshim, i cili do ta bente me te pranueshem edhe vete Kodin dhe vete procesin zgjedhor”, u shpreh Xhufi. Qendrimit te socialisteve per te mos votuar asnje ligj ne kuvend i jane bashkangjitur edhe socialdemokratet te cilet e quajten te pamoralshem qendrimin e kryeministrit Sali Berisha.