24 ore lajme: Berisha ben te qarte qellimin e Ligjit: Hetuesit e Gerdecit i kane duart me gjak! Berisha ben te qarte qellimin e Ligjit: Hetuesit e Gerdecit i kane duart me gjak! ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 15 December, 2008 06:51:00 Kryeministri, Sali Berisha, i ka dhene fund cdo dileme apo paqartesie se ku po synon ligji i ri i pastertise se figures, i cili pritet te kaloje sot ne kuvend, vetem me votat e shumices. “Ne 18 vjet nuk ka nje persekutor te kete kerkuar falje publike, nuk ka prokuror te kete treguar varrin e viktimes”, u shpreh Berisha. Sipas kryeministrit, qellimi kryesor eshte transparenca e ofiqareve te kohes se regjimit komunist, por ai nuk ka fshehur kenaqesine se ky ligj do te detyroje te lene detyren ata qe i ka i ka etiketuar si xhelate te drejtesise. Mediat paten paralajmeruar se qellim i ketij ligji ishte goditja e disa prokuroreve qe po hetojne ceshtje sensitive si ajo e Gerdecit. Dhe pikerisht mbi prokurorin e kesaj ceshtjeje, Zamir Shtylla, kryeministri ka dale sot ne sulm publik. “Sipas teje, zoti Rama, procese madhore mund te fillojne vetem ata qe kane duart me gjakun e njerezve te pafajshem. 98 perqind e gjykatesve nuk kane lidhje me kete shpure. Por Zamir Shtylla, qe urdheroi lidhjen me tela me gjemba dhe te tjere si ai jane aty vetem per lidhje te shumellojta me drejtuesit dhe mbrohen jo vetem nga Rama”, u shpreh Berisha. Shefi i qeverise, ne mbledhjen e deputeteve demokrate i beri thirrje Rames qe te votoje ligjin dhe te mos mbaje peng partine e tij. “Uroj qe PS dhe opozita te mos mbetet peng e Zamir Shtylles apo te ndonje ‘Shtylle’ tjeter”, u shpreh Berisha.