Faqja e Pare | Politika | Berisha ben te qarte qellimin e Ligjit: Hetuesit e Gerdecit i kane duart me gjak!

Berisha ben te qarte qellimin e Ligjit: Hetuesit e Gerdecit i kane duart me gjak!

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Kryeministri Sali Berisha

Kryeministri, Sali Berisha, i ka dhene fund cdo dileme apo paqartesie se ku po synon ligji i ri i pastertise se figures, i cili pritet te kaloje sot ne kuvend, vetem me votat e shumices.

“Ne 18 vjet nuk ka nje persekutor te kete kerkuar falje publike, nuk ka prokuror te kete treguar varrin e viktimes”, u shpreh Berisha.

Sipas kryeministrit, qellimi kryesor eshte transparenca e ofiqareve te kohes se regjimit komunist, por ai nuk ka fshehur kenaqesine se ky ligj do te detyroje te lene detyren ata qe i ka i ka etiketuar si xhelate te drejtesise.

Mediat paten paralajmeruar se qellim i ketij ligji ishte goditja e disa prokuroreve qe po hetojne ceshtje sensitive si ajo e Gerdecit. Dhe pikerisht mbi prokurorin e kesaj ceshtjeje, Zamir Shtylla, kryeministri ka dale sot ne sulm publik.

“Sipas teje, zoti Rama, procese madhore mund te fillojne vetem ata qe kane duart me gjakun e njerezve te pafajshem. 98 perqind e gjykatesve nuk kane lidhje me kete shpure. Por Zamir Shtylla, qe urdheroi lidhjen me tela me gjemba dhe te tjere si ai jane aty vetem per lidhje te shumellojta me drejtuesit dhe mbrohen jo vetem nga Rama”, u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise, ne mbledhjen e deputeteve demokrate i beri thirrje Rames qe te votoje ligjin dhe te mos mbaje peng partine e tij.

“Uroj qe PS dhe opozita te mos mbetet peng e Zamir Shtylles apo te ndonje ‘Shtylle’ tjeter”, u shpreh Berisha.

Komente (10 vendosur):

gerdeci i pergjakur ne 15 December, 2008 01:53:11
avatar
shteti shqiptar i ka duart me gjak.duke filluar nga krey i vet.o shqiperi e mjera shqiperi
ne 16 December, 2008 06:08:28
avatar
Tirane, 16 Dhjetor 2008

Deklarate

Projektligji per pastertine e figurave, perndryshe i quajtur “ligji i spiuneve” qe ju paraqit Parlamenit shqiptare me daten 15 Dhjetor, eshte nje perpjekje e radhes per te cenuar demokracine dhe intersat shqiptare.
Skenari i ketij operacioni qe kerkon te aplikohet mbi trupin e te semures Shqiperi, mbron personat pergjegjes per gjendjen e mjeruar te Vendit dhe interesat e klikes pakice ish komuniste, sherbimeve te huaja sekrete antishqiptare dhe klanit te Zemunit.

Ndeshkimi i agjenteve te shtetit shqiptar qe ishin te bindur se po punonin ne interes te Shqiperise dhe shperblimi i agjenteve qe me bindje punonin per sherbime te huaja armike ne dem te interesave shqiptare tregon qarte se nderhyrja kirurgjikale e radhes eshte porositur dhe po kryet me bisturit e Beogradit dhe Athines, perdorur nga sherbetoret e tyre ne Tirane.

Mbrojtja e klikes pakice komunsite tregon qarte se Kryeministri i tyre vazhdon te zabtoje me fanatizem urdhrat dhe porosite e marre prej tyre ne fund te viteve 1980-te dhe fillim te viteve 1990-te.

Nderhyrja e kufizuar kirurgjikale ne projekt ligjin e spiuneve qe synon vetem paralizimin e proceseve gjyqesore te krimit gjigand te Gerdecit dhe atij rruges Durres-Kukes… tregon qarte se sherbetoreve ne Tirane i jane shtuar edhe padron te tjere, ata te klanit te Zemunit porosit e te cileve zbatojne.

Partia Shpresa Demokrate deklaron se me te ardhur ne pushtet do te rishikoje te gjitha ligjet qe jane ne dem te Shqiperise dhe do te beje pergjegjes personat fajtor kush do qofshin ata.

Partia Shpresa Demokrate
ne 16 December, 2008 06:45:13
avatar
Tuesday, December 16, 2008
Profeti konstaton

Profeti Petrit Kola konstaton ; zoti Berisha pasi ka share, fyer, poshteruar... ndoshta edhe vrare zotin Azem Hajdari e ka shpallur ate "hero te demokracise". Se ku eshte demokracija, hajde gjeje po deshe...? Por nejse...

Profeti Petrit Kola konstaton;- zoti Berisha pasi ka shpallur zotin Spartak Ngjela, "avokat te lirise" eshte hedhur ne sulm kundra tij per ta poshteruar dhe asgjesuar. Se ku eshte lirija qe fituan shqiptaret hajde gjeje po deshe. Liri fitoi vetem Fazllici per te rrejpur te varferit shqiptar.

Petrit Kola,
Profet
ne 17 December, 2008 11:14:18
avatar
Zoti Prtrit Kola ka plotesisht te drejte
po ne 18 December, 2008 08:59:19
avatar
ke te drejte
Altin ne 18 December, 2008 02:56:00
avatar
po zoti Petrit keni shume te drejte.
ne 20 December, 2008 03:22:25
avatar
Berisha perpara se ti thote te tjereve per te lare duar se i kane me gjak mos haroje qe edhe duart e tij ka harruhar ti laje qysh ne 97-ten.Prandaj Berisha duhet ti laje duart e tija ne fillim.
ne 31 December, 2008 03:16:45
avatar
Viti 2009 qofte viti i fitoreve te medha,si edhe fitoria me e madhe per kete vit eshte largimi i Berishes nga pushteti.
shpejt ne 01 January, 2009 10:12:08
avatar
deshte * po nuk deshte
shqipria e kosova shtete me te forta ballkan keta qe folin keq per shqiptar jan shki * po te shi tum
rroft shqiptarizmi rroft amerika ...
Dili ne 29 January, 2009 06:01:56
avatar
Unë nuk kamë asgja kunder askujt,por mendoj qe ne shqiptaret nese kemi opinjone të ndyshme,e perceptojme si armik,dhe vetvetiu njeri prej tjerit largohet dhe vertet ashtu eshtë edhe me shum njerz e deputet.Por një gja nuk po mundem t`* kuptoj,pse si Z.Njela e të tjerë ka mjaftë,ndersa janë në moshë,nganjiherë,besa edhe nuk dijnë cka flasin,vetem llomotitin nuk pushojnë me akuza.Unë kuptoj se te tillet viktimë e kumunizmit,duhet shberblyar,dhe t`* zënë vendin që Ju perket,por me sa vite burgu janë amortizuar totalisht,nuk janë per politikë.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0