24 ore lajme: Diskutimi i Kodit Elektoral : Ilir Meta i ben apel Edi Rames Diskutimi i Kodit Elektoral : Ilir Meta i ben apel Edi Rames ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 14 December, 2008 07:34:00 Parlamenti do te vendose te henen per mandatin e komisionit te Kodit Elektoral qe do te shqyrtoje dekretin e presidentit per rishqyrtimin e ligjit. Demokratet kane lene te kuptohet se bashke me kohen e dekretimit te dates se zgjedhjeve nga presidenti, ata do te lejojne te diskutohen edhe ceshtje te tjera. Ky variant i kundershtuar nga socialistet eshte perkrahur nga kreu i LSI-se, Ilir Meta gjate nje takimi me gazetaret ne Shkoder. Sipas tij, pavaresisht se ky qendrim i PD-se dhe kryeministrit Berisha eshte propagandistik, u jep kohe socialisteve te reflektojne per bisedime. “Qofte edhe per bllof ai ka nje pozicion komod dhe i mbetet Rames te kontribuoje. Qe zgjedhjet te jene te pakontestueshme ai ka edhe tete jave qe te reflektoje”, deklaroi Meta. Sipas tij, ky eshte shansi i fundit qe e majta te dale e bashkuar ne zgjedhje, por edhe nese kjo ndodh, Meta parashikon qe partia e tij te kete numrin e nevojshem te mandateve per te diskutuar krijimin e koalicionit te ardhshem qeverises. “Ne rastin me te keq roli i LSI-se do te jete percaktues dhe vendimtar. Koalicioni do te vendoset pas zgjedhjeve dhe do te jete ne baze te kushteve shume te qarta programore. Larg autoritarizmit dhe larg korrupsionit dhe monopoleve, karakteristike e qeverisjes se Sali Berishes, por per fat te keq edhe te bashkise se Tiranes”, eshte shprehur Meta.