Diskutimi i Kodit Elektoral : Ilir Meta i ben apel Edi Rames
Demokratet kane lene te kuptohet se bashke me kohen e dekretimit te dates se zgjedhjeve nga presidenti, ata do te lejojne te diskutohen edhe ceshtje te tjera.
Ky variant i kundershtuar nga socialistet eshte perkrahur nga kreu i LSI-se, Ilir Meta gjate nje takimi me gazetaret ne Shkoder.
Sipas tij, pavaresisht se ky qendrim i PD-se dhe kryeministrit Berisha eshte propagandistik, u jep kohe socialisteve te reflektojne per bisedime.
“Qofte edhe per bllof ai ka nje pozicion komod dhe i mbetet Rames te kontribuoje. Qe zgjedhjet te jene te pakontestueshme ai ka edhe tete jave qe te reflektoje”, deklaroi Meta.
Sipas tij, ky eshte shansi i fundit qe e majta te dale e bashkuar ne zgjedhje, por edhe nese kjo ndodh, Meta parashikon qe partia e tij te kete numrin e nevojshem te mandateve per te diskutuar krijimin e koalicionit te ardhshem qeverises.
“Ne rastin me te keq roli i LSI-se do te jete percaktues dhe vendimtar. Koalicioni do te vendoset pas zgjedhjeve dhe do te jete ne baze te kushteve shume te qarta programore. Larg autoritarizmit dhe larg korrupsionit dhe monopoleve, karakteristike e qeverisjes se Sali Berishes, por per fat te keq edhe te bashkise se Tiranes”, eshte shprehur Meta.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
| 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (3 vendosur):
Politka dhe jo dalaveret kane krijuar kushtet shume te pershtashme per te realizuar nje kod gjitheperfshires qe do te na çoje ne zgjedhje te pakontestueshme.
Vendosni komentin tuaj