24 ore lajme: PD nis luften e re kunder presidentit Topi dhe kryeprokurores Ina Rama PD nis luften e re kunder presidentit Topi dhe kryeprokurores Ina Rama ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 04 December, 2008 12:53:00 Keto akuza tensionojne me tej marredhenien mes presidentit Topi dhe mazhorances qe e zgjodhi, pikerisht kur dukej se prej disa kohesh ato ishin stabilizuar disi. “Vendimi i presidentit ishte i pamatur. Ishte nje vendim qe duhet te ishte menduar me gjate. Nese kodi do te ishte lexuar sakte, ne mendojme se afatet kushtetuese do te ishin institucionalizuar. Varianti tjeter eshte qe te mos kishte vullnet”, ka pohuar Bumci. Acarimi me kreun e shtetit, ne dukje vetem per Kodin Zgjedhor, duket se ka lidhje me te thella me afrimin e dates 6 dhjetor, afati i fundit i vene nga Prokuroria e Pergjithshme per ministrin e pandehur Lulzim Basha, per t’iu pergjigjur thirrjes ne prokurori per rrugen Durres-Kukes. Akuzat ndaj kryeprokurores Ina Rama kane qene edhe me te ashpra. “Akuzat tuaja politike jane marre sot nga prokuroria, duke u kthyer ne nje vendim politik. Ne jemi per hetimin e rruges, per shtetin ligjor. Ndersa prokuroria, qe eshte e pavarur nga qeveria, nuk eshte e pavarur nga opozita”, ka deklaruar Bumci. Por deklarata e tij u ndesh me repliken e deputetit socialist Erjon Brace, i cili hodhi poshte deklaratat se opozita po i ben presion prokurorise. “Neve na vjen keq per krizen permanente te qeverise ne pushtet, e cila vazhdon luften me institucionet. Sulmuat prokurorine, gje per te cilen na erdhi keq, por shqiptaret jane ne gjendje te gjykojne se ju e doni korrupsionin”, eshte shprehur Brace. Ne emer te mazhorances, zoti Bumci nuk ka harruar te beje edhe nje paralajmerim. “Nese fara e keqe rifutet serish, ajo mund te hiqet serish”, ka paralajmeruar deputeti demokrat. Por nenkryetari i grupit kuvendor socialist Erjon Brace eshte kunderpergjigjur: “zoterinj, akuza eshte penale, jo politike, e ngritur nga institucioni i akuzes. Hetimi nuk eshte kryer nga opozita, por nga institucione kushtetuese”.