Faqja e Pare | Politika | Meta: Kjo eshte ndeshja e trete midis tiranise dhe demokracise dhe ne do ta fitojme ate

Meta: Kjo eshte ndeshja e trete midis tiranise dhe demokracise dhe ne do ta fitojme ate

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Pamje nga mitingu i Tiranes

Meta: Sot ne nisim betejën e tretë me Sali Berishën. Ne nisim referendumin e tretë përballë tij, që është ndeshja e tretë midis tiranisë dhe demokracisë, dhe ne do ta fitojmë atë, siç e fituam në ‘94, dhe ne do të fitojmë atë siç e fituam në ‘98, kur i dhamë Shqipërisë dhe shqiptarëve përmes votës së tyre Kushtetutën më demokratike dhe europiane

 Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Motra dhe vëllezër. Mirë se erdhët në këtë manifestim të jashtëzakonshëm të ndërgjegjes sonë patrotike, qytetare dhe demokratike. Sot përballë jush, përballë sovranit, mazhoranca parlamentare e 115 deputetëve të kapur të natës së errët të 21 Prillit ngjan më mjerane se kurrë në marrëzinë e saj të freskët, ngjan më e rreme dhe pa legjitimitet se kurrë, gjatë këtyre 20 ditëve që ne kemi përjetuar një hap të madh mbrapa për demokracinë dhe për lirinë e qytetarëve shqiptarë. Ata kanë guxuar të ngrenë dorën në parlament kundër sovranit, i cili përmes Kushtetutës të vitit 1998, ka vendosur një herë e mirë, që sovranitetin për të vendosur për fatet e veta ta mbajë në duart e tij dhe jo ta delegojë te 115 deputetë të kapur.
Modelit autoritar që ata u ofruan shqiptarëve në pabesi në natën e errët të 21 Prillit, populli shqiptar ia ka bërë gjyqin 18 vjet më parë, pikërisht këtu në sheshin Skënderbej.
Eshtë një kënaqësi për mua dhe për të gjithë anëtarët e simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim që jemi sot një pjesë e rëndësishme e kësaj lëvizjeje mbarëkombëtare e mbarëqytetare, për të rikthyer në duart e sovranit, sovranitetin e tij të vendosur me referendum në vitit 98 për Kushtetutën e Shqipërisë. Jemi të lumtuar që angazhimit tonë, jo i vetëm i janë përgjigjur shumë forca dhe aktorë të përgjegjshëm politikë, por mbi të gjitha i është përgjigjur dhe ka dalë në krye të këtij procesi kaq qytetar, kaq emancipues dhe kaq europian, shoëria civile. Ndaj dua t’i përshëndes dhe t’i garantoj se ne do t’i mbështesim ata dhe të gjithë qytetarët shqiptarë në këtë sfidë të madhe që i kalon kufijtë e interesave të çdo force politike dhe të vetë politikës në përgjithësi. Sepse, kjo është një betejë për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Ne nuk mund të pranojnë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 Prillit, sepse për ne parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, është jetik, është vetë vija ndarëse midis demokracisë dhe diktaturës.
Ne kurrë nuk të pranojmë që Kuvendi i Shqipërisë, Presidenti si përfaqësues i unitetit të popullit, gjykatat dhe institucionet kushtetuese, të kontrollohen rreptësisht nga Kryeministri sikurse ai bën me partinë e tij.
Dhe mos harroni Kryeministër është Sali Berisha!
Sepse, për ne ky do të ishte fundi i padiskutueshëm dhe i pashpresë i demokracisë dhe të ardhmes sonë europiane.
Përpjekja e 21 Prillit e Sali Berishës është provokimi më i madh që i ka bërë popullit shqiptar, që pas shkatërrimit të shtetit në vitin ‘97, është një provokim që kërkon të na kthejë 20 vjet mbrapa, në kohën e partisë shtet dhe 20 vjet nuk janë pak. Janë sa gjysma e periudhës totalitare në të cilën vuajti populli dhe kombi ynë, sepse i tillë është mentaliteti i Sali Berishës, totalitar dhe diktatorial.
Ne do ti tregojmë të gjithë bashkë si sot e në vazhdim, në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku jetojnë qytetarët e Shqipërisë, kryeministrit të tragjedive, më të korruptuarit e të papërgjegjshmit në historinë moderne të Shqipërisë, se kësaj herë ai është përsëri në minorancë, sikurse ka qenë që nga ‘94 e këtej.
Sot ne nisim betejën e tretë me Sali Berishën. Ne nisim referendumin e tretë përballë tij, që është ndeshja e tretë midis tiranisë dhe demokracisë, dhe ne do ta fitojmë atë, siç e fituam në ‘94, dhe ne do të fitojmë atë siç e fituam në ‘98, kur i dhamë Shqipërisë dhe shqiptarëve përmes votës së tyre Kushtetutën më demokratike dhe europiane.
Kjo do të jetë, njëkohësisht, beteja finale për ta nxjerrë Sali Berishën në pension të përjetshëm politik. Gabon shumë rëndë Berisha që mendon se këtë radhë Gërdec -Kushtetutën e tij mund ta shpëtojnë pazaret, për fat të keq, të disa të kapurve në opozitë, të cilët u përpoqën dhe përpiqen ta shpëtojnë dhe nga fajësia për tragjedinë e Gërdecit, ku dhjetëra bashkëqytetarë tanë humbën jetën.
Jo zoti Berisha, ti asnjëherë nuk do ta fitosh përkrahjen dhe konsensusin e sovranit për të qenë tirani i tij.
Dua tu them të gjithë kolegëve deputetë të Partisë Socialiste, se vendi i tyre nuk është atje në natën e errët të 21 Prillit me Sali Berishëm, por është këtu, me Petro Koçin, me Luan Memushin e me shumë socialistë të tjerë që janë edhe këtu ne shesh me flamujt e partisë së tyre. Dua tu them atyre se veprimi i bërë në natën e 21 Prillit, kur ngritën kartonat kundër sovranit, nuk mund të justifikohet, nuk mund të mbrohet dhe nuk do të harrohet asnjëherë. Ai veprim vetëm mund të ndreqet nga sovrani dhe e vetmja rrugë që ata kanë, është të shkëputen nga Sali Berisha dhe të bashkohen me sovranin. Sepse, ata nuk mund të justifikojnë faktin që nuk ia dhanë së bashku me të gjithë ne, të gjitha pushtetet Sali Berishës në ‘94, kur populli e rrëzoi me referendum dhe t’ja japin tani kur ai nuk është vetëm Saliu autoritar i ‘94, që kishte burgosur opozitën dhe opozitarët, por ai është edhe Saliu i ‘96, i cili shkatërroi zgjedhjet e lira në Shqipëri. Ai tani është edhe Saliu i ‘97 që dogji shtetin dhe shkatërroi themelet e tij. Ai tani është edhe Saliu i 14 Shtatorit të ‘98 që sulmoi shtetin me armë. Dhe se tani ai është edhe Saliu i freskët i Gërdecit, që nuk kurseu as baxhanakun e tij të mjerë.
Ndaj ftoj dhe njëherë kolegët tanë deputetë të Partisë Socialiste, të vijnë te sovrani, t’i nënshtrohen sovranit, sepse atje në parlament i ka çuar sovrani dhe të mos gjejnë artifica. Të mos shikojnë ndonjë nen, e ndonjë ligj, e ndonjë vendim për të thyer dhe për të ngritur përsëri dorën kundër sovranit.
Ndaj, të dashur qytetarë të Tiranës dhe të Shqipërisë. Jam i bindur se sot ne nisim referendumin e tretë dhe final për vendosjen e pakthyeshme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipërisë. Dhe jo vetëm kaq, por sot në këtë shesh fillon edhe numërimi final për ditët që i kanë mbetur në pushtet kryeministrit të Gërdecit, i cili pasi mori votat e një pjese të kolegëve tanë të Partisë Socialiste, i fyeu dhe i poshtëroi duke u thënë se për ata mund të rrijë edhe 30 vjet në pushtet.
Ne i themi jo Sali Berisha, ditët e tua janë të numëruara në pushtet, sepse ti mund të blesh 30 deputetë, por nuk i blen kurrë 3 milionë zemrat tona.
Të dashur motra dhe vëllezër, qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë!
Duke ju shprehur vendosmërinë time dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për t’i shkuar deri në fund betejës midis demokracisë dhe kundër tiranisë të 21 Prillit. Ne pa asnjë diskutim që do ta rikthejmë atë Kushtetutë demokratike, europiane dhe të shenjtë, sepse e shenjtë është për ne vota e 1 milionë shqiptarëve.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0