24 ore lajme: Mbahet kongresi i demokristianeve: Ndoka rizgjidhet kryetar Mbahet kongresi i demokristianeve: Ndoka rizgjidhet kryetar ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 08 May, 2008 10:44:00 Nard Ndoka rikonfirmohet Kryetar i Partisë Demokristiane. Pas përçarjes së kohëve të fundit, Kongresi i jashtëzakonshëm i mbedhur prej tij, i ka dhënë votbesimin me 460 vota pro, 32 abstenime dhe 6 vota kundër. Kongresi i jashtëzakonshëm i PDK-se u thirr pas përplasjeve të ditëve të fundit, te cilat krijuan në fakt, një parti me dy kryetarë pas zgjedhjes së Andon Gurakuqit nga kongresi i 6 majit. Edhe pse Ndoka e ka cilësuar këtë te fundit si një kongres-fantazmë, ai nuk ka ngurruar të sfidojë kundërshtarët duke u votebesuar.