24 ore lajme: Bujar Leskaj : Te ndryshohet qeveria Bujar Leskaj : Te ndryshohet qeveria ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 08 May, 2008 10:39:00 Një tjetër zë brenda Partisë Demokratike, i bashkohet idesë për riformatim të qeverisë. Deputeti Bujar Leskaj, kërkon një qeveri më përfaqesuese përpara zgjedhjeve të 2009-s, por që kjo të realizohet, kryeministri Berisha duhet të lërë në dispozicion më shumë poste per demokratet dhe të shmangë aleatët në sektorët kyç, siç janë shëndetësia dhe arsimi. Në intervistën për Vizion Plus, Leskaj, i cili ka qenë një ndër zerat me kritike persa i takon qeverisjes e shikon turin e ri te Berishes si nje test te elektoratit para vitit te fundit te qeverisjes. Ish-ministri i Kulturës në kabinetin Berisha 1, ka vlerësuar përpjekjet e deritanishme të qeverisë për të realizuar reformat e kërkuara nga ndërkombëtarët. Leskaj i kërkon qeverisë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit për të rifituar besimin në elektorat për zgjedhjet e vitit 2009-s.