Bujar Leskaj : Te ndryshohet qeveria
Një tjetër zë brenda Partisë Demokratike, i bashkohet idesë për riformatim të qeverisë. Deputeti Bujar Leskaj, kërkon një qeveri më përfaqesuese përpara zgjedhjeve të 2009-s, por që kjo të realizohet, kryeministri Berisha duhet të lërë në dispozicion më shumë poste per demokratet dhe të shmangë aleatët në sektorët kyç, siç janë shëndetësia dhe arsimi. Në intervistën për Vizion Plus, Leskaj, i cili ka qenë një ndër zerat me kritike persa i takon qeverisjes e shikon turin e ri te Berishes si nje test te elektoratit para vitit te fundit te qeverisjes. Ish-ministri i Kulturës në kabinetin Berisha 1, ka vlerësuar përpjekjet e deritanishme të qeverisë për të realizuar reformat e kërkuara nga ndërkombëtarët. Leskaj i kërkon qeverisë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit për të rifituar besimin në elektorat për zgjedhjet e vitit 2009-s.
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj