Faqja e Pare | Politika | Me 10 maj LSI therret qytetaret ne miting nen parrullen :Demokracia ne rrezik"

Me 10 maj LSI therret qytetaret ne miting nen parrullen :Demokracia ne rrezik"

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

 Në datën 10 Maj ne oren 19.00, në sheshin Skënderbej, LSI fton të gjithë qytetarët shqiptarë, nga i gjithë vendi dhe nga Tirana, në një miting madhështor,- tha ne nje deklarate per shtypin sekretari i Pergjithshemi LSI Petrit Vassili . Sipas tij ky miting  do ti thojë jo njëherë e përgjithmonë Gërdec- Kushtetutës të miratuar naten e 21 Prillit, nga 115 deputetë, tradhëtarë e të papërgjegjshëm, të cilët instaluan me votën e tyre Republikën e kryeministrit te Gerdecit dhe shkelën e nëpërkëmbën dinjitetin e qytetarëve shqiptare, demokracinë në Shqipëri, për të cilën shqiptarët kanë derdhur edhe gjak për ta rivendosur atë, dhe shkelën republikën demokratike të Shqipërisë duke e kthyer atë përfundimisht në aksin e një diktature të re personale dhe jo më partiake.
Pikërisht në 10 Maj, - vazhdoi zoti Vasili - në sheshin Skëndërbej, në orën 19.00, në të njëjtin shesh ku demokracia ka parë të marë udhë dhe po në atë shesh i cili ka një simbolikë të jashtëzkaonshme për qytetarët shqiptarë, të cilët i kanë thënë jo diktaturave, por i kanë thënë po demokracisë dhe jo thjesht individëve apo partive të veçanta, i thërrasim ata në këtë rrezik të madh në të cilin ndodhet vendi, në një miting madhështor me apelin, “Demokracia në rrezik”. Ëshstë rrezikuar çdo shqiptar, është rrezikuar çdo i ri shqiptar dhe çdo e re shqiptare, çdokush në Shqipëri ndodhet pra, përballë një shteti, i cili urren qytetarin, e përdhos qytetarin dhe nuk e lë më atë të vendosë. Shqiptarët do të dalin patjetër në datën 10 Maj.
Çdo shqiptar ka vendin e tij në sheshin “Skënderbej”, do të ketë zërin e tij në sheshin Skënderbej, atë zë që Gërdec- Kushtetuta kërkon t’ia heqë duke mos e lejuar më të zgjedhë as deputetë, të mos zgjedhë as Presidentin e vendit, të mos zgjedhë më asgjë.

Me tej Petrit Vasili , ne emer te LSI tha se i thërrasim qytetarët pra, në sheshin Skënderbej, të gjithë së bashku, për të rivënë në vend demokracinë dhe për të mos i bërë më shërbim variantit stalinist Rama-Berisha, që qytetarët të votojnë dhe votat ti numërojnë këta e t’i kthejnë në pushtete diktatoriale. Pikërisht me këtë moto, qytetarët që duan të jetojnë të lirë dhe të nderuar në punën e tyre dhe në hapësirën që demokracia i krijon çdo individi janë thirrur atje për ti thënë jo diktaturës. Përfundimisht, Gërdec Kushtetuta do të marrë goditjen e saj më të egër, pikërisht në natën e 10 majit, ku qytetarët do të kthehen në shtëpitë e tyre me të qetë, sepse kanë bërë detyrën e tyre, në radhë të parë si patriotë dhe si njerëz që e duan atdheun e tyre më parë se çdo gjë tjetër. Pikërisht kësaj proteste ftojmë që ti bashkohen dhe të gjithë intelektualët, gjithë pjesëtarët e shoqërisë civile të cilëve u dhemb liria e tyre, e cila është tërësisht në rrezik, për ata më shumë se për këto tjetër. Prandaj, protesta e 10 majit është një apel, është një hymn i madh kombëtar, është hymni i lirisë të cënuar dhe të nëpërkëmbur.

Komente (3 vendosur):

denis fisheku ne 06 May, 2008 12:56:14
avatar
bobo demokracia ne rrezik komunistat skrapardhinje dhe ca komunista nga berati kucova duan te shpetojne demokracin ne shqiperi kesaj i thone sikur te futesh ujkun me dhine ne nje dhome dje ilir meta deklaroi tamam si komunistat kurora tradhetie i qujati dje ne diten e deshmorve kurorat qe vuri partia punes se shshiperise tash ps
hajde gallate hajde po me mire leri njerezit ne shtepi o ilir komunisti se le koqen e namit
denis fisheku ne 06 May, 2008 01:08:31
avatar
o vjollca selami: * do dalesh ne miting me 10 maj per te mbrojtur demokracine me komunistat e skraparit apo jo ilir meta they te gjitha karrigat dhe tavolinat e parlamentit dhe desh mbyti kryetaren e parlamentit per nje anetar te kqz'se dhe u shkel kushtetuta per her te pare per ilir meten nga 7 anetare qe kishte kqz u bene 9 vetem qe te futesh nje anetar i ilir metes
osama barak ne 06 May, 2008 01:17:57
avatar
Skrapardhinjte jane nje popull fisnik bujar dhe teper besnik prandaj se kane te lehte ta tradhetojne komunizmin dhe ndoshta do ngelen te tille dhe per shume kohe te tjera, te pakten derisa te zhduket Ilir Meta nga skena politike.Kurse ata komunistat e Beratit jane perseri Skrapardhinjte e ardhur ne Berat dhe Meta te vetem perkrahes do kete besniket patriote.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0