PDK mbledh dy kongrese ku palet do perjashtojne njera- tjetren
Vazhdojnë konfliktet brenda PDK-së. Intensifikohet akoma më shumë debati mes Nard Ndokës dhe kundërshtarëve të tij për të mbijetuar brenda Partisë Demokristiane. Nga njëra anë, zv/ministri i Jashtëm, Anton Gurakuqi, ka bërë me dije se Kongresi për të shkarkuar kreun e PDK-së do të mbahet mesditën e sotme, ndërsa kampi tjetër pro Ndokës ka konfirmuar mbajtjen e Kongresit të demokristianëve ditën e enjte, më 8 maj. Nënkryetari i PDK-së, Vladimir Beja, gjatë një konference për shtyp, tha se "në Kongresin tonë të radhës do të analizojmë jo vetëm arritjet e deritanishme, por do të përcaktojmë qartë edhe objektivat tanë për të ardhmen". Sipas tij, ky kongres vjen pasi kanë përfunduar konferencat në të gjitha rrethet e vendit, të cilat kanë dëshmuar rritjen e PDK-së dhe shtrirjen e saj në të gjithë territorin e vendit. Beja shprehu "vendosmërinë e PDK-së për të vazhduar rrugën e saj, pavarësisht skenarëve të segmenteve të caktuara të politikës shqiptare për të penguar dhe dëmtuar politikisht këtë parti". Duke vënë në dukje se, "në këtë skenar për të dëmtuar këtë parti janë përfshirë edhe disa anëtarë të saj, në emër të PDK-së, Beja u bëri atyre thirrje të heqin dorë nga aventurizmi politik dhe të kthehen në institucionet e ligjshme të partisë, të marrin pjesë në Kongresin e 8 majit dhe të vazhdojnë jetën e tyre politike brenda strukturave të PDK-së. Nga ana tjetër, zv/ministri Gurakuqi bëri me dije se kongresi do të mbahet ditën e martë, ku edhe do të votohet largimi nga drejtimi i partisë për kryedemokristianin Nard Ndoka. Një tjetër kundërshtar i Ndokës, Zef Bushati, ka bërë një listë, ku ka renditur "defektet" e PDK-së, që kur partinë e ka marrë në duar Nard Ndoka. "Nga data 3 qershor 2006, kur Ndoka u mandatua në një Kongres të Jashtëzakonshëm të PDK-së në detyrën e kryetarit, ka një bilanc negativ", tha ai. Një ministër dhe tre drejtorë të arrestuar, dy kryetarë të grupit parlamentar të PDK-së (Nikollë Lesi dhe Pashk Ujka) të shkarkuar, dy zv/ministra të shkarkuar, një zv/ministër për ndjekje penale si Anton Gurakuqi, dy ish-kryetarë të PDK-së të përjashtuar si Zef Bushati dhe Nikollë Lesi. Këto janë bilancet negative, që Zef Bushati i rendit si fakte që janë bërë nën siglën e partisë së tij. "Këshilli Kombëtar legjitim i PDK-së tashmë e ka marrë vendimin e thirrjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm. Nard Ndoka është i pezulluar nga detyra e kryetarit të partisë. Çdo mbledhje e drejtuar prej tij nuk ka legjitimet", tha Bushati.
"I bëj thirrje Ndokës që të vijë në Kongres dhe të japë shpjegime për të gjitha shkeljet që ka bërë në drejtim të PDK-së si ato politike dhe organizative", tha ai. Nën logon e PDK-së, gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar disa mbledhje kryesie, disa të drejtuara në ambientet e selisë së Partisë Demokristiane dhe tjetra nga kundërshtarët e Ndokës vetëm pak metra larg selisë së PDK-së. Në përfundim të mbledhjeve janë vënë re qëndrime të ndryshme brenda Partisë Demokristiane, ku ngërçi do të zgjidhet vetëm gjatë kësaj jave, megjithatë vlen të theksohet se gjërat nuk janë edhe aq rozë sa duken për PDK-në.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj