Partia Socialiste kerkon shkarkimin e menjehershem te Sefgjinit nga detyra e drejtorit te pergjithshem te tatimeve
Grupi parlamentar i Partise Socialiste insiston ne kerkesen per shkarkimin e menjehershem nga detyra aktuale e Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, Arben Sefgjini. Ky i fundit pas pak ditesh do te gjykohet nen akuzen e rrembimit dhe torturave me pasoja te renda ndaj biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.
Ne nje deklarate per shtyp ne emer te grupit parlamentar te PS, sekretari i ketij grupi, Musa Ulqini, tha se “Edhe pse me precedent penal dhe njeriu me i perfolur per zhdukjen e Remzi Hoxhes, Arben Sefgjini u emerua me firmen e kryeministrit Berisha ne dy poste shume te larta shteterore. Fillimisht si Drejtor i Pergjithshem i Permbarimit prane Ministrise se Drejtesise dhe me pas Drejtor i Pergjithshem i Drejtorise se Tatimeve, post te cilin e mban edhe sot e kesaj dite”. Me pas ne deklaraten e PS thuhet se inkurajon institucionin e akuzes qe te thelloje hetimet per te zbardhur shkakun e vertete te rrembimit dhe te zhdukjes se biznesmenit Remzi Hoxha. " Investigimet e bëra nga mediat (Gazeta Shqiptare, News 24, etj) hedhin dritë për shkakun e zhdukjes në 21 tetor 1995 të Remzi Hoxhës. Sipas mediave, personi në fjalë është rrëmbyer nga agjentët e SHIK-ut për shkak të një informacioni që ai kishte arritur të mësonte, që bënte fjalë për një takim të zhvilluar në qytetin e Ohrit dhe që asnjëherë nuk u bë publik, mes dy presidentëve respektiv të kohës të ish Jugosllavisë dhe të Shqipërisë. Sipas informacionit në fjalë ky takim i hapi rrugën kontrabandës së naftës me ish Jugosllavinë, ndaj të cilës ishte vendosur embargo nga OKB për shkak të konflikteve etnike. Kjo kontrabandë, e njohur si vepër penale, është pranuar tani edhe nga vetë zoti Sali Berisha, kontrabandë e cila furnizoi me naftë makinën ushtarake serbe në një prej luftërave etnike më të përgjakshme në Evropë"- thuhet ne deklaraten e PS.
Ne lidhje me vendimin e djeshem te Gjykates per Arben Sefgjinin, ish-kreu i SHIK-ut ne Tirane, Musa Ulqini tha se: “PS eshte e shqetesuar nga njoftimet e sotme te shtypit te dites se policia e shtetit ka hasur ne veshtiresi per te zbatuar vendimin e Gjykates se Krimeve te Renda per vendosjen ne arrest shtepiak te Arben Sefgjinit” . Dje Gjykata dha masen e sigurise “arrest shtepie” dhe per Avni Koldashin e Budion Mecen, ish-inspektorë të SHIK-ut, ndërsa per te pandehurin e katërt Ilir Kumbaro, ish-drejtues në SHIK, vendosi shpalljen në kërkim ndërkombëtar
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj