Faqja e Pare | Politika | Eshte rinovuar plotesisht drejtimi i Forumit te Gruas Socialiste

Eshte rinovuar plotesisht drejtimi i Forumit te Gruas Socialiste

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Eshtë rinovuar tërësisht Forumi i Gruas Socialiste. Veteranet e këtij Forumi i kanë hapur rrugën dhe i kanë dhënë mbështetje një grupi grash dhe vajzash të reja nga e gjithë Shqipëria. Duke marrë fjalën në punimet e këtij Forumi Kryetari i PSSH, Edi Rama ka nënvizuar se në ligjin e ri elektoral do të ketë kuota të përcaktuara për gratë. Rama vuri theksin tek roli konkret që duhet të kenë gratë dhe vajzat në PSSH, jo si dhuratë, por si atribut të kontributit dhe vlerave të tyre:

“Partia Socialiste nuk mund të jetë forca që të gjithë bashkë dëshirojmë, pa pasur këtë ekuilibër, pa besuar dhe pa punuar çdo ditë për të realizuar këtë marrdhënie të shëndetshme, në një ekuilibër të shëndetshëm, të gjinive, duke mundësuar që roli i gruas dhe i vajzës, të jetë një rol i padiskutueshëm, i pakontestueshëm dhe mbi të gjithë të jetë një rol që nuk duhet trajtuar si një benefic.”

Po ashtu Kryetari i PSSH, Rama nënvizoi rëndësinë e barazisë gjinore për zhvillimin ekonomik e social të vendit: “Një nga arsyet e mungesës, së një zhvillimi të qëndrueshëm, normal, ekonomik dhe shoqëror, është mungesa e ekuilibrave gjinor në Shqipëri. Unë jam i bindur, që një nga shtysat kryesore që mund dhe duhet t’i jepet ekonomisë shqiptare është rritja e pjesëmarrjes aktive të grave dhe të vajzave në të gjithë nivelet e administrimit publik dhe në të gjitha nivelet e jetës publike aktive.”
Kryetari i PSSH u ka kërkuar të anëtareve të këtij forumi të rrisin rolin  tyre në qytete e fshatra për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në të gjithë strukturat drejtuese të PSSH në fshat e qytet. Forumi zgjodhi si krykoordinatore të tij Ermira Danaj, diplomuar në Lozanë të Zvicrës me dy tituj master në France

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0