Faqja e Pare | Politika | Dialogu me Shqiperine, Rinia: Shqiperia te jete atdheu i realizimit te endrrave te njerezve te saj

Dialogu me Shqiperine, Rinia: Shqiperia te jete atdheu i realizimit te endrrave te njerezve te saj

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Edi Rama ne komunen Dushk

Partia Socialiste nisi muaji i “Dialogut me Shqipërinë” ku në qendër të tij do të jetë Rinia. Gjatë gjithë muajit maj në të gjithë vendin me të rinj e të reja në qytet e fshat do të dialogohet për problemet e të rinjve. Rrugëtimi ka nisur me takimin e të rinjve në fshatin Dushk, ku kryetari i PSSH ka kërkuar që rinia të jetë zëdhënëse e bashkimit të ri të të gjithë shqiptarëve.

Më poshtë fjala e plotë e Kryetarit të PSSH, Edi Rama në këtë takim:
 

 “Në këtë komunë, ne dëshirojmë të fillojmë rrugëtimin e përbashkët, me të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, për të treguar se rinia nuk jeton vetëm në qytet, rinia nuk jeton vetëm në bulevardin e Tiranës, rinia nuk jeton vetëm në hapësirat urbane, por rinia e gjallë, aktive, me ëndrra dhe ambicie jeton edhe në fshat. Por për politikën e vjetër të këtyre  17 vjetëve, fshati nuk ka ekzistuar asnjëherë, si një hapësirë të drejtash dhe lirish të barabarta, për të gjithë ata shqiptare e shqiptarë, për të gjitha ato familje, që me sakrifica të panumërta lindin dhe rritin fëmijët në hapësirën e fshatit. Për politikën e vjetër në fshat nuk jetojnë njerëz, por qenie të gjalla, që thjesht dhe vetëm duhet të mbijetojnë. Për politikën e vjetër në fshat nuk ka të reja dhe të rinj.

Për ne, është e papranueshme, që të rejat dhe të rinjtë, që lindin dhe rriten në fshat, që shkollohen në fshat me sakrificat e patregueshme të prindërve, kanë si rrugë të vetme arratinë, ose papunësinë, pasi dyert e universitetit për ta, janë dyer të mbyllura, pasi një pakicë shumë e vogël e tyre ka mundësi të hyjë në universitet.

Është e papranueshme, që historia e të rejave dhe të rinjve, që rriten në fshat, që edukohen në familje të ndershme, që jetojnë me punë, që shkollohen me sakrifica të jashtëzakonshme të punës së tokës, që mezi vaditet, që mezi prodhon, të jetë historia e një dhimbje dhe e një pamundësie të madhe për të realizuar ëndrrat, ambiciet dhe dëshirat. Për këtë arsye ne jemi sot këtu, me të rejat dhe të rinjtë, në të gjitha fshatrat e Shqipërisë, për t’ju thënë gjithë të rejave dhe të rinjve që jetojnë në fshat, të gjithë gjimnazistëve që shkollohen në fshat, se për ta duhet të ketë një të ardhme në atdheun tonë dhe se atdheu ynë, duhet të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve, që jetojnë në qytet apo fshat. Duhet të jetë atdheu ku ëndrrat e çdo të riu, se pavarësisht se ku lind, se pavarësisht se ku rritet, të jenë ëndrra të mundshme, ku dëshira e çdo të riu pavarësisht se është nga fshati, të jenë dëshira të realizueshme, ku interesat që të çdo të reje dhe të riu, që kërkon të ecë përpara në jetë, me talent dhe punë të ndershme, të jenë interesat që përfaqësojnë dhe mbron Partia Socialiste e Shqipërisë.

Dua t’ju ftoj sot të gjithëve, që të bëhemi zëdhënës të nevojës së madhe për t’i kapërcyer kufijtë e partive, të bëhemi zëdhënës të nevojës së madhe për një rrjet solidariteti të madh, nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat, nga çdo fshat në çdo qytet, në të gjithë Shqipërinë, një solidaritet njerëzor, në emër të së drejtës për të ëndërruar në vendin tënd. Në emër të së drejtës për t’u shkolluar në atdheun tënd. Në emër të së drejtës për të pasur një punë dhe pa cenuar të drejtën e punës së ndershme në atdheun tënd. Në emër të së drejtës për ta parë talentin dhe meritën tënde të vlerësuar dhe jo të nëpërkëmbur. Këtij solidariteti njerëzor duhet t’i japim jetë të gjithë së bashku, duke i trokitur derë më derë dhe duke ju thënë të gjithëve se janë ëndrrat tona që na bashkojnë, nuk janë flamujt e partive, se janë dëshirat që e bëjnë të domosdoshëm një bashkim të ri mes nesh, nuk janë arsyet e partive, se janë interesat tona, interesat e jetës, interesat e punës, e zhvillimit dhe të mirëqenies në atdheun tonë, që e bëjnë të domosdoshme këtë zinxhir të madh solidariteti, për një politikë të re, për një Shqipëri të re, për një Shqipëri ku çdo shqiptare dhe shqiptar të realizojë ëndrrat e veta dhe ku talenti nuk nëpërkëmbët.

Nuk kam ardhur sot këtu t’ju detyroj që ju të merreni me politikë, as që të bëheni politikan, por kam ardhur t’ju them se politika është një hapësirë ku çdo e re dhe i ri, si qytetarë i një republike që bazohet në të drejta dhe liri kushtetuese, pavarësisht se jeton në fshat apo qytet, ka mundësi të gjejë shokun, mikun, aleatin dhe partnerin për të bërë të mundur ëndrrën e tij të madhe, që dëshirat e tij të realizohen, që interesat e tij të përfaqësohen në një Shqipëri, ku është koha e politike të re, e një bashkimi të ri, e një rruge të re.

Kam ardhur t’ju ftoj të gjithëve ju nxënëse dhe nxënës, të reja e të rinj, qofshi në banka të shkollës, qofshi në radhët kilometrike të papunësisë, t’ju ftoj t’i japim jetë një politike që i rikthen fshatit shqiptar mundësinë për prodhim, mundësinë për mirëqenie, për shkollim të të gjithë fëmijëve të vet, që i rikthen Shqipërisë mundësinë për të qenë atdheu i ëndrrave të njerëzve të vet, aty ku mbrohen interesat e qyteteve të vet, ku asgjë nuk është pamundur.

Ne, mund t’i bëjmë të mundura të gjitha ato që sot duken të pamundura, dhe për këtë duhet që gjithsecili prej nesh të trokasë në derën përballë dhe të kërkojë dorën e shtrënguar të një bashkimi të ri, të trokasë në rrugën përballë dhe të kërkojë bashkëpunim për këtë bashkim të ri, të trokasë në fshatin fqinj dhe të kërkojë solidaritet për një rrugë të re, vetëm kështu ne shpëtojmë nga politika e vjetër e tranzicionit, e dështimeve dhe zhgënjimeve.

Vetëm ne kështu do të shpëtojmë nga politika e politikanëve dhe do t’i japim jetë politikës së qytetarëve, politikës të atyre që pavarësisht moshës, gjinisë, krahinës, apo faktit që jetojnë në qytet apo fshat, kanë të drejtë të mbrojnë ëndrrat e tyre, të përfaqësojnë interesat e tyre, të realizojnë dëshirat e tyre, jo duke u bërë politikan, por duke qenë aktiv në një jetë shoqërore, ku politika është instrumenti në duart e secilit, që dëshiron ndryshimin e jetës së vet dhe ku Partia Socialiste nuk është qëllimi, por është mjeti që keni në dorë, për t’i bërë realitet të gjitha ata gjëra që sot duken padrejtësisht të pamundura.”

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Gushte, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Vlereso artikullin
0