Faqja e Pare | Politika | PS: Berisha te shkarkoje Drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve

PS: Berisha te shkarkoje Drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Ylli Manjani

Është e patolerueshme sjella e Kryeministrit të vendit, i cili ka zgjedhur të mbrojë drejtorin e tij, në vend që ta shkarkojë dhe të clirojë tatimet dhe veten e tij, nga kjo barrë e rëndë morale. Është e patolerueshme që Kryeministri zgjedh të mbrojë të akuzuarin dhe jo akuzën. Është e patolerueshme që kryeministri i vendit të gjendjet në anën e antiligjit, kur detyra e kërkon të jetë të krye të zbatimit të tij

Jam sot në këtë komunikim me ju për të shprehur shqetësimin se në drejtimin e administratës tatimore të Republikës gjendet një person i akuzuar për rrëmbim personi dhe për vrasje. Është turp për Republikën tonë që një i akuzuar (e theksoj i akuzuar) për një krim kaq të rëndë të vazhdojë të jetë taksambledhësi i shqiptarëve.

Si ka mundësi që ky person që tregohet me gisht nga familja e viktimës dhe nga prokuroria e Krimeve të Rënda gjendet ende në krye të njërës prej drejtorive më të rëndësishme të shtetit?  A ka moral kjo qeveri që t’i kërkojë shqiptarëve të paguajë taksa kur në krye të drejtorisë së taksave është një i akuzuar për vrasje? 

Është e patolerueshme sjella e Kryeministrit të vendit, i cili ka zgjedhur të mbrojë drejtorin e tij, në vend që ta shkarkojë dhe të clirojë tatimet dhe veten e tij, nga kjo barrë e rëndë morale. Është e patolerueshme që Kryeministri zgjedh të mbrojë të akuzuarin dhe jo akuzën. Është e patolerueshme që kryeministri i vendit të gjendjet në anën e antiligjit, kur detyra e kërkon të jetë të krye të zbatimit të tij ( pra të ligjit).

Me cfarë morali zoti Kryeministër do të flasë në vijim për luftën kundër krimit, aq të domosdoshme për integrimin e mëtejshëm të vendit?

Dëshiroj të theksoj se trajtimi i të akuzuarve të kësaj cështjeje, njëri prej të cilëve është drejtori i Tatimeve, përbën në thelb një diskrimin përshkak të trajtimit të pabarabartë në zbatimin e ligjit penal. Nga praktika e derisotme, rezulton se prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar gjithmonë arrestin me burg për të gjithë të akuzuarit e saj. Ndërsa në këtë rast është mjaftuar vetëm me bllokimin e pasaportës. Kjo tregon pabarazinë në zbatimin e ligjit. Qytetarët e kësaj Republike që akuzohen nga prokuroria arrestohen, madje edhe pa prova, kurse zyrtarët, miq apo të preferuarit e kryeministrit lihen të lirë madje edhe në krye të drejtorive të rëndësishme.

Duke mos shkarkuar drejtorin e akuzuar për krim të rëndë, Kryeministri u bën presion të hapur organeve të drejtësisë për të mos shkuar me thellë në këtë cështje. Kryeministri po dëmton kështu edhe atë sukses të jashtzakonshëm të prokurorisë dhe gjykatës së krimeve të rënda në luftën kundër krimit në këtë vend.  

I kërkojmë Kryeministrit që të ndalojë menjëherë presionin ndaj organeve të drejtësisë. I kërkojmë që ta dëshmojë këtë gjë duke shkarkuar menjëherë Zotin Sefgjini nga detyra e Drejtorit Përgjithshëm të Tatimeve të Republikës

Ne i kërkojmë Prokurorisë së Republikës, që të rivendosë në vend autoritetitn e shtetit duke kërkuar arrestimin e menjëhershëm të këtyre të akuzuarve, ashtu sic është bërë për të gjithë të tjerët.  Ne e kuptojmë se për këtë cështje prokuroria ka presion nga qeveria, por është rasti që të tregohet forca e ligjit dhe të vendoset integriteti i shtetit ligjor.

Presidenti i Republikës është institucioni përgjegjës për të mbrojtur prokurorinë nga presioni politik. Presidenti duhet të marrë përgjegjësinë publike për këtë pabarazi diskriminuese shumë të rëndë. Respektimi i lirive dhe të drejtave kushtetuese të shtetasve është detyrë primare e shtetit, prandaj kemi një president që ta garantojë këtë gjë.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Mars, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Vlereso artikullin
0