Partia Socialiste kerkon raportim ne Parlament te kryeministrit per Gerdecin
Në Shqipëri, Partia Socialiste deklaroi sot, se ka paraqitur kërkesën për një raportim në parlament nga kryeministri Sali Berisha për ngjarjen e 15 marsit në Gërdec, ku humbën jetën të paktën 26 persona.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, tha se Kryeministri duhet të raportojë me shkrim lidhur me përgjegjësitë e qeverisë, masat e marra dhe të gjithë çështjen e aferave korruptive, që sipas saj, lidhen me këtë çështje. Zonja Leskaj deklaroi se opozita do të vazhdojë të ngrejë këtë problem deri në zbardhjen e tij.
Javën e kaluar, parlamenti u përfshi në debate të ashpra. Çështjes së Gërdecit iu shtua edhe artikulli i publikuar në gazetën "New York Times", ku hidhehin hije dyshimi për afera korruptive në tregtinë e municioneve me desTinacion Afganistanin, mes ministrisë së Mbrojtjes dhe një kompanie amerikane.
Për çështjen e Gërdecit vazhdojnë paralelisht edhe hetimet e Prokurorisë, sipas të cilave ka dyshime edhe ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërdorim detyre. Por, duke qenë se zoti Mediu gëzon imunitet parlamentar, atëherë dosja i është transferuar Prokuorisë së Përgjithshme, e cila do të vendosë nëse do të hetojë, apo jo ndaj ish ministrit.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj