Faqja e Pare | Politika | Rama: Kryeministri po mbulon me turp gjithe shqiptaret

Rama: Kryeministri po mbulon me turp gjithe shqiptaret

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama

Ndjehem vërtet shumë keq, si qytetar i Shqipërisë, për reagimin e turpshëm të kryeministrit të vendit tim, ndaj publikimit të këtyre fakteve skandaloze dhe ndaj opozitës, që sot me plot të drejtë, kërkon zbardhjen e plotë të një krimi shtetëror, që pasi mori dhjetëra jetë njerëzish shkatërroi qindra familje e shtëpi dhe dëmtoi mijëra banesa e biznese, po i merr erzin atdheut tonë në sytë e të gjithë opinionit publik ndërkombëtar.

Ndjehem vërtet shumë keq, si qytetar i këtij vendi, pas publikimit në NYT dhe HT, dy ndër gazetat më prestigjioze të botës, të fakteve rrënqethëse të përfshirjes së Shqipërisë zyrtare në një trafik armësh. 

Ndjehem vërtet shumë keq, si qytetar i Shqipërisë, për reagimin e turpshëm të kryeministrit të vendit tim, ndaj publikimit të këtyre fakteve skandaloze dhe ndaj opozitës, që sot me plot të drejtë, kërkon zbardhjen e plotë të një krimi shtetëror, që pasi mori dhjetëra jetë njerëzish shkatërroi qindra familje e shtëpi dhe dëmtoi mijëra banesa e biznese, po i merr erzin atdheut tonë në sytë e të gjithë opinionit publik ndërkombëtar. 

Ndjehem vërtet shumë keq, që sot Shqipëria e fëmijëve tanë dhe atyre, që u sakrifikuan për lirinë e demokracinë e saj, ka dalë në faqen e parë të NYT dhe të HT për një zullum të turpshëm, që duhet ta paguajnë moralisht e ligjërisht ata, që e kanë gatuar, duke filluar nga kryeministri ynë dhe jo emigrantët shqiptarë, të cilët sot kudo në botë do të shihen përsëri si të ardhur prej një vendi trafikantësh, jo shqiptarët e shqiptaret, që mezi nxjerrin muajin me punë të ndershme e mezi presin të integrohen e lëvizin lirisht në një botë përpara të cilës kjo qeveri sot ka turpëruar Shqipërinë e ne të gjithë. 

Ndjehem vërtet shumë keq, që qeveria e këtij populli, që e sheh Amerikën si atdheun e dytë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat të madh e mik të paçmueshëm, ka menaxhuar në mënyrën më të turpshme një marrëdhënie kaq jetike e të paçmueshme partneriteti, si marrëdhënia me partnerin tonë të pazëvendësueshëm, dhe që kryeministri ynë përgojon si i dehur kontratat e partneritetit mes dy shteteve për të mbuluar trafikun e armëve, që s’ka të bëjë as me shtetin dhe as me ligjin dhe që me bekimin dhe dijeninë e tij është zhvilluar në kundërshtim të plotë më ligjin e me parimet e vlerat e botës ku duam të integrohemi e ku SHBA mbeten pika jonë e palëvizshme e referimit. 

Ndjehem vërtet shumë keq, që sot kryeministri i vendit tonë, e  të fëmijëve tanë, ka akuzuar NYT me gjuhën, që diktatura e deri djeshme komuniste akuzonte botën e lirë dhe burimet e saj të lirisë së informimit, për mbrojtje të interesave të armiqve të Shqipërisë e të procesit të integrimit të vendit tonë në NATO, madje zoti kryeministër ka shkruar edhe më larg, e ka akuzuar NYT si të kapur nga mafia duke na mbuluar me turp ne të gjithëve, që kemi për kryeministër një personazh të kapur në flagrancë nga një investigim ndërkombëtar e që ka paturpësinë të akuzojë si mafioze hetuesit e tij, gazetarë të një gazete, që është bërë e famshme për betejat e saj me pushtetet okulte. 

Ndjehem vërtet shumë keq, që kjo qeveri e dalë nga vota antikorrupsion e 3 korrikut 2005 e ka nxjerrë sot Shqipërinë në pasqyrën më të respektuar të opinionit publik botëror, si një vend kryeministri i të cilit merret me trafik armësh dhe që ky kryeministër i votuar nga populli për të qeverisur me duar të pastra, ka gatuar me duart e tij një batak të paparë korrupsioni që sot ka mbuluar faqen e parë të njërës prej gazetave më të lexuara e të respektuara të planetit. 

          Zoti kryeministër !

Ju nuk jeni i pandehuri i opozitës, po i qeverisjes suaj me duar të pista, ju nuk jeni i pandehuri i kundërshtarëve tuaj politikë po i një populli të tradhtuar prej jush e të kapur peng nga korrupsioni juaj, ju nuk jeni më as i pandehuri i mediave shqiptare, që këto ditë që po tregojnë të vërtetën e tmerrshme të fabrikës së vdekjes, por i pandehuri i një investigimi të kryer prej një fuqie madhore të pushtetit të katërt, e cila ju kujtoj nuk ka të regjistruar asnjë gjyq të humbur për shpifje në historinë e saj legjendare. Jo si kryetar i opozitës, as si kundërshtari juaj politik, po si njëri prej miliona qytetarëve të këtij vendi dhe në emër të tyre , unë ju përsëris kërkesën që të largoheni nga ajo detyrë për t’i kursyer Shqipërisë koston e jashtëzakonshme të vazhdimit të  kësaj qeverisjeje të turpshme, për t’i kursyer këtij populli koston e papranueshme të vazhdimit të shfaqjeve tuaja të turpshme të shfajësimit e të derdhjes së lotëve të krokodilit për ata, që u bombarduan, u vranë, plagosën e rrënuan për shkakun e korrupsionit tuaj, për t’i kursyer qindra- mijëra demokratëve të ndershëm përjetimin e rëndë të vazhdimit të qëndrimit tuaj, në një detyrë që ua dhanë më votën e tyre për t’i çliruar nga korrupsioni e që ju e shpërdoruat duke e kthyer në një bombë vrastare. 

Ju duhet të dorëhiqeni zoti kryeministër dhe  duhet të hiqni dorë edhe nga imuniteti juaj, për të cilin gjithnjë keni thënë se jeni gati ta dorëzoni, por që mesa duket sot e shihni si të vetmen armë për tu mbrojtur nga drejtësia, mbi të cilën vazhdoni të ndikoni me hijen e një pushteti që ka humbur çdo lloj legjitimiteti.

Komente (2 vendosur):

GENTIANA KERTUSHA ne 27 March, 2008 09:57:34
avatar
Ne emigrantet te shperndare neper bote u larguam me shpresen e gjalle brenda zemres qe nje dite do te ktheheshim ne atdheun tone, por realiteti ehte i kundert , u larguan djem e vajza e terhoqen mbare familjet neper bote, nuk ka minut qe bota nuk na perplas ne fytyre realitet e rende te prejardhjes sone, e ne me dhembe te shtrenguar mundohemi te mbrojm ate qe kemi me te shtrejte, DINJITETIN TONE SI SHQIPTARE..
dhe edhe mbas tragjedive e scandaleve qe po kalon atdheu yne , nuk do te lodhemi asnjehere duke ngritur zerin per mbrojtjen e origjinave tona..18 vjet demokraci , shoke , 18 vjet , jemi te lodhur qe ne emer te materializmit ky vend te shndrrohet ne mine vagante...
bal balija ne 27 March, 2008 12:38:40
avatar
me vjen keq qe them, ama qeky rama nuk ben hiq i ka syt e pisit i ka zbon hiq B92

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
5.00