Faqja e Pare | Politika | Tiranë: PD angazhohet me çdo kusht për përfundimin sa ma parë të reformës zgjedhore

Tiranë: PD angazhohet me çdo kusht për përfundimin sa ma parë të reformës zgjedhore

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

 Partia Demokratike tha sot se do të pranojë çdo lloj sistemi zgjedhor që do të kërkojë opozita për t'i dhënë shtysë përfundimit të reformës zgjedhore dhe përmbushjes së kritereve ndërkombëtare. Komentet i bëri sot Astrit Patozi, nënkryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit të deputetëve të saj. Zoti Patozi tha se nëpërmjet bashkëpunimit ndërpartiak shanset janë të mëdha për të arritur sukses dhe rezultat të pranueshme nga të gjithë aktorët politikë.  
"Ne do të pranojmë çdo lloj sistemi që do të kërkojë opozita dhe kjo është një deklaratë finale. Ne mund të ecim përpara, mund ta nisim procesin mbarë në rast se pranojmë edhe ato që konsiderohen si "5 jo-të" e artikulara nga forca më e madhe e opozitës. Të gjitha palët mund t’i shtrojnë opsionet e tyre në tavolinë dhe mund të gjejmë një zgjidhje për sistemin, për pragun elektoral, për çështjet e tjera që na interesojnë të gjithëve", ka thënë Patozi.

Një ditë më parë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha se nuk do të hynte në zgjedhje pa karta identiteti, pa regjistrin elektronik të shtetasve dhe
duke shmangur trafikun e deputetëve me këmbimin e votës subjekt-kandidat.

Kërkesat e zotit Rama u mbështetën nga kryeministri Sali Berisha, i cili tha
se ishte synim i qeverisë dhe i Partisë Demokratike plotësimi i kritereve për zgjedhje të lira e të drejta.  
 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0