Berisha premtoi Shqipërinë në moshën e internetit dhe na riktheu Shqipërinë e Sali Qametit
Në emër të Grupit Parlamentar të LSI-PDS, dua t’i shpreh edhe njëherë solidaritetin më të thellë familjeve të viktimave dhe të gjithë të lënduarve nga kjo tragjedi; të gjithë atyre që u janë shkatërruar shtëpitë, pronat dhe bizneset; të gjithë atyre që janë të shokuar nga ato shpërthime katastrofale dhe ju siguroj që kemi qenë me ta që pas shpërthimit të kësaj tragjedie, dhe jemi në mënyrë të pandërprerë ashtu sikurse kemi qënë dhe jemi në solidaritet të plotë me trupat xheniere, me forcat e policisë, me infermierët, me mjekët, të cilët vazhdojnë të punojnë papushim për të mbyllur pasojat e kësaj tragjedie.
Por, për asnjë minutë nuk kemi ofruar solidaritet për kryefajtorin që për fatin tonë të keq, vazhdon të qëndrojë kryeministër i këtij vendi.
Nuk e kemi ngritur gishtin ndaj tij që ditën e parë, sepse vëmendja e parë ishte ndaj njerëzve në fatkeqësi dhe tek menaxhimi sa më i mirë i kësaj tragjedie. Por edhe përmbajtja jonë u keqpërdor nga kryefajtori për të minimizuar tragjedinë dhe për të fshehur të vërtetat.
Edhe sot pas kaq ditësh askush nuk jep dot një bilanc përfundimtar të viktimave, të të humburve dhe të shkatërrimeve që kanë ndodhur me këtë tragjedi. Si asnjëherë tjetër qeveria është përgjegjëse e drejtpërdrejtë për këtë keqmenaxhim të situatës.
Kërkon alternative dhe ne i kemi dhënë që në fillim. Ti kërkohet ndihma urgjente e OKB-së dhe BE-së, për të kompensuar të gjithë dëmet materiale, të cilat nuk janë 6 mld lekë të reja, por të cilat janë me qindra milionë euro. Vetëm dje është njoftuar nga Qeveria se ka çuar grupet për të bërë vlerësimet për dëme të tilla dhe pa dyshim që ne dimë që këto tragjedi ndodhin edhe në vende të tjera dhe shumë shpejt mund të bjerë interesi ndërkombëtar për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e kësaj situate.
Dëgjojmë edhe alibira nga më të ndryshmet, si ato që agjentura të huaja gjithmonë në ngjarje të mëdha na krijojnë dhe na shkaktojnë fatkeqësi të tillë. Natyrisht i mbetet organeve kopetente për të verifikuar. Por, unë kam frikë se agjenturat i kemi në krye të Qeverisë, sepse unë jam i bindur që një Kryeministër si Sali Berisha, i cili të gjithë e dinë që edhe një pastruese që është në opozitë me Partinë Demokratike në një institucion të caktuar e largon nga puna. Si mos e dinte që kishte një fabrikë të tillë çmontimi predhash dhe armësh në mes të metropolit Tiranë-Durrës. Por kështu është mëse e qartë që ngjarje të tilla, jo vetëm që nuk kanë sjellë reflektimin e tij, se i ka të përsëritura, por përkundrazi. Na tha në fillim se gabimi duhet të ishte njerëzor. Por kujt do t’ja kërkojmë këtë gabim ne?! Atyre që u vranë, atyre që humbën jetën, atyre grave dhe fëmijëve që kemi parë këto ditë në televizion duke mbajtur predha nëpër duar për të çuar dy lekë më shumë në shtëpitë e tyre?! A nuk e kupton ky demagog i pandreqshëm se çfarë varfërie dhe mizerje ka sjellë në këtë vend, kur edhe në zemër të metropolit Tiranë-Durrës gratë dhe fëmijët shkojnë për të marrë dy lekë më shumë të rrezikojnë jetën e tyre me predha dhe armë.
Mendoni se çfarë mund të ndodhë anembanë Shqipërisë. Premtoi Shqipërinë në moshën e internetit dhe na riktheu Shqipërinë e Sali Qametit, sepse fëmijët atje u sakatuan dhe u vranë duke punuar me predha në dorë dhe nuk i pamë duke luajtur në internet. Sepse ky kryeministër i papërgjegjshëm nuk e jep dorëheqjen për arsye, sepse ky ka hall të bëjë kartat e indetitetit, sepse i ka në zemër zgjedhjet e lira dhe të ndershme në këtë vend. Ky njeri edhe sot nuk ka dhe nuk kemi një shifër të saktë të njerëzve të vrarë dhe të zhdukur. Ndërsa ju na mburreni për menaxhim perfekt të kësaj katastrofe.
Po kështu ky ka hall që të hyj në NATO. Por çfarë i duhet NATO-s Sali Berisha, kur nuk mbron dot si Kryeministër shtetasit e vetë, popullin e vetë, fëmijët e vendit të vet ?! Po. Po, sepse ka qenë edhe kundër bombardimit të NATO-s mbi Jugosllavinë, sepse ju të nderuar kolegë, nuk i dini këto.
Njëkohësisht na thotë që dëshiron të qëndrojë kryeministër, sepse sipas tij do që të zbardhë të vërtetën. Por kush do të ndihmojë për zbardhjen e së vërtetës mor zotërinj. Katër vjet më parë ky njeri në janar të 2004 ka qarë këtu më shumë se familjet e viktimave të Karaburunit dhe premtoj se kur të vinte në pushtet do e zbardhte dhe do të gjente të vërtetën e kësaj tragjedie. Asnjë iniciativë nuk ke marrë gjatë këtyre 3 viteve z.Berisha. E pra si mund të besojmë ne që ky njeri nuk bëri asgjë për zbardhjen e kësaj çështje, në një tragjedi që nuk ishte përgjegjës sepse ishte në opozitë, ndërsa tani që ka përgjegjësi dhe ka firmosur një vendim Qeverie do të zbardhi të vërtetën!!
Njëkohësisht unë dua t’i kërkoj atij që të japë dorëheqjen, jo vetëm të lejojë Prokurorinë për të hetuar në mënyrë të paanshme, sepse edhe ai vetë si Kryeministër është dhe duhet të jetë pjesë e këtij hetimi dhe askush nuk do i mbushë mendjen askujt që kryeprokurorja nuk do jetë e penguar nga fakti që ai është Kryeministër i këtij vendi.
Duhet të largohet, jo vetëm për arsye ligjore por edhe nga ana morale. Do apo s’do ai ky njeri është identifikuar, si një njeri që sjell tragjedi. Ku njeri sa herë të dalë në televizor do të shtojë dhimbjet e atyre të cilët kanë përjetuar atë tmerr nga afër dhe jo nga televizori. Le ta bëjë këtë edhe për kaq, sepse në profesion ai ka qenë edhe mjek
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | ||||
| 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 |
| 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
| 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 |
| 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (16 vendosur):
Ishte dite tjeter ajo kur banditet e orkestruar nga Sali Berisha sulmuan komisariatin e Tropojes me shprese se do te ishin prape lepujt e Nanos qe e linin bythen per nje cike raki.Por ce do se u kishte rastisur xhins tjeter qe ishin te vendosur edhe te vriteshin por jo ta benin pershesh shtetin, dhe nuk do te lejonin qe te shkrmbohej perseri Shqiperia. Kete radhe ishte e vertete qe u vra nje, por gojet e liga thone se ishte vrare me plumb pas shpine sepse Saliberishe Krimineli deshironte nje deshmor ne Tropoje ate dite. Nuk duhet harruar se pervec te vrarit, ( Ndjese paste) u dhje perseri ne breke Hazagan Haklaj.
Sali Berisha eshte pergjegjes per nje seri vrasjesh ne Tropoje. Eshte pergjegjes per nje seri shperthimesh, hedhje ne ere n t makinave, gjakmarrjesh, tradhetish dhe pabesish. Numuri i te vrareve tinezisht me urdherin tinzar te Sali Berishes ende nuk dihet i sakte.Prandaj ai nuk shkel ne vendlindjen e tij dhe prandaj dhitet ne breke kur i thone te shkoje ne Tropoje
Pse ore zotri shpifni gjera kur per kete nuk paskan dijeni as SHIU e as SHIK-u,po keni ju dijeni qe beni te pamunderen ne kurris te viktimave per te rrezuar qeverin bashke me disa media shqiptare ne sherbim te PS-ish partis diktatures,Metes e Nanos.Po ju ore Zoteri jeni ka beni dem te gjithe Kombit ku shihet qarte dhe haptazi duani te pengoni integrimin e Shqiperise ne Nato.Pse ore ne keto momente krucijale dhe mese te nevojshme te ecet perpara ju duani te perffitoni nga kjo tragjedi te merrni pushtetin dhe te ketheni Shqiperine ne rrenoja me te zeza se ajo e Gerdecit.Po more Zoteri..ato biznismen qe ken be kete tragjedi jan te juajit te PS-te Nanos Edit e Metes.Nuk mbeshtes asnej subjekt politik po as edhe Salen po mbeshtes aspritat e popullit tim te vuajtur e pervujtur nga klika Enveriane e sot nga Ps-istet,Demokratistet.Pse ore nuk lejoni qe me kete tragjedi te meren expertet dhe Prokuroria po merreni ju PS-istet bashke me disa media shqiptare ne veqanti Top-News.Mekat!Edhe sa kohe do te u duhet te i tregoni botes demokratike se ne Shqiperi ligj eshte cdo individ,gjyq poashtu,prokurore edhe me shume vete ligjedhenesi dhe ligjvenesi.Mos per ju eshte demokracia elemente baze per te rrezuar per cdo dite qeveri sa here te ua do qefi?
Ku ishit para dites tragjedis te i thoshit Sales cka je ka ben me Gerdecin?
Ku ishin puntoret e sigurise Kombetare?Po ku ishin te gjita ato minsitri dhe ministra te mendonin mire se predhat jan mjete qe vrasin e jo qe lemojne!?Apo ishit duke pi kafe dhe Uzo dhe duke prite kete tragjedi te rrezoni qeverine per te u be qefin armiqve!?
E mjera nene Shqiperi!
Gjithqka behet ne Shqiperi qoft edhe nje askident me makin fajet i ka kryeministri, qfar budallaku eshte more kjo o popull qe gjithmon vuan e nuk analizojn se per qka ndodhin keto gjera te turpshe edhe pse nuk kursejn jet njerezish vetem e vetem per te ardh ne qeveri....
Ai beri pas vetes nje turme te madhe jo pa pjekurine qytetare per te zgjedhur, por do te thosha komplet qesharake ne menyren sesi diferencon politikanet!
E kshu, ne ditet e sotme, kur i duhet te zgjedhe midis nje kafshe te vertete si BERISHA dhe nje te riu, qe ok ka dhe gabime ose ka dhe te meta, por qe eshte 100-vjet para ne emancipim, ky popull turrme akoma preferon t'i kthehet ferrit dhe erresires!
Mire te te behet o popull, ti jo Salen, po sikur te ngjallej Enveri, do dilje ne shesh duke kenduar "Enver Sala t'iu ngjat jeta!!"
S'e tha kot Konica "Shqiperi moj te kam dhjere, si s'u bere njehere!!"
Vendosni komentin tuaj