Faqja e Pare | Zbavitje | Humor: Pas Estonise edhe Kroacia kerkon kryeministrin Berisha per realizimin e reformave

Humor: Pas Estonise edhe Kroacia kerkon kryeministrin Berisha per realizimin e reformave

image

Sipas njoftimit te Zyres se Shtypit prane kryeministrit Sali Berisha , kryeparlamentari kroat qe ndodhej per vizite ne Shqiperi,ne menyre indirekte ka kerkuar qe kryeministri yne Sali Berisha te behet edhe kryeminister i Kroacise. Pas Estonise qe Berishen e kerkonte per pershpejtimin e reformave, ky eshte shteti i dyte Evropian qe shpreh deshiren te kete Berishen ne krye te puneve. Citojme nga faqja zyrtare e Keshillit te Ministrave: " Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim miqësor Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë Luka Bebiç.
Kryeministri Berisha dhe zoti Bebiç shprehën kënaqësinë për nivelin më të lartë të marrëdhënieve midis dy vendeve. Ata shprehën kënaqësinë e përbashkët për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, duke e konsideruar këtë një ngjarje shumë të madhe për të dy vendet.Kryeparlamentari kroat i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimet për progresin që ka bërë Shqipëria vitet e fundit. Zoti Bebiç tha se kishte vizituar Shqipërinë para 4 vitesh dhe se sheh qartë sa ndryshime kanë ndodhur në këto vite.   Zoti Berisha dhe zoti Bebiç diskutuan edhe për zhvillimet në rajon. Kryeparlamentari kroat përshëndeti qëndrimin e Shqipërisë në rajon, duke e cilësuar atë të mençur, konstruktiv dhe stabilizues. “Roli juaj ka qenë kyç për paqen dbe stabilitetin në rajon. Jam i bindur se Shqipëria mund të japë kontribut të madh të stabilitetin e rajonit. Kroacia është e gatshme të bashkëpunojë në të gjitha fushat,” u shpreh zoti Bebiç"
Jo zyrtarisht merret vesh se Keshillii Ministrave nuk do ta jape zotin Berisha me prokurim te drejtperdrejte, por per kete do te behet nje tender i hapur nderkombetar, ku pritet pjesemarrje edhe nga shtete te tilla si Japonia, Gjermania, Kanadaja, SHBA etj