NBA: Fitore të Nju Orlinsit dhe Detroitit
Nju Orlins Hornets dhe Detroit Pistons kanë shënuar fitore të rëndësishme në gjysmëfinale të konferencave, duke shtuar epërsinë 2:0.
Basketbollistët e Nju Orlinsit shënuan fitore të lehtë ndaj kampionit në fuqi, San Antonios Spërs, me rezultat 102:84. Më efikasi tek Hornetsat ishte Kris Pol, me 30 pikë, ndërkaq te Spërsat u dallua Tim Dankan, me 18 pikë. Në takimin tjetër, Detroit Pistons ka realizuar fitoren e dytë ndaj Orlando Mexhik, kësaj radhe me rezultat 100:93, ku Çonsi Billaps realizoi 28 pikë. Me lojë të mirë u dalluan edhe Tajshon Prins dhe Rashid Uallas, me nga 17 pikë. Ndërkohë tek Orlando më efikasi ishte Duajt Hauard, me 22 pikë.
